policia shqiptare
MEK: Sulmi në Manëz, me urdhër të Iranit
Këshilli Kombëtar i Rezistencës Iraniane, NCRI, me seli në Paris, e quan sulm të papritur operacionin e policisë shqiptare në kampin e Manzës. Në një deklaratë, NCRI, e cila njihet si krahu diplomatik i MEK, akuzon policinë shqiptare për vrasjen e një prej muxhahedinëve të kampit dhe plagosjen e 100 të tjerëve, ndërsa shton se gjithçka është bërë me urdhër të Iranit.
Më shumë se 100 persona u plagosën nga gjuajtja me sprej piper, disa prej tyre janë në gjendje kritike
Dëshmia e një shtetasi nga Kosova pas gjobës së policisë shqiptare
E ka pësuar keq një shtetas i Kosovës, teksa së bashku me familjen 5 anëtarëshe ishte vizitë në Shqipëri dhe puna ia deshi të kalonte në Fier. Aty, policia i ka vendosur një gjobë 200 euro dhe e kanë sorollatur për pagesën, pasi sportelet në fundjavë nuk punonin.
Si të mos mjaftonte me kaq, ai tregon gjithë fyerjet e policisë me te cilat është përballur, heqjen e patentës, daljen në komision dhe rebelimin për trajtimin poshtërues, vetëm pse nuk është shtetas i Shqipërisë.
Dëshmia e shtetasit të Kosovës pas gjobes
Europol: Asnjë rol i Policisë Shqiptare në hetimin e trafikut ndërkombëtar të drogës ku përfshihet edhe Balili
Qëkurse doli në sipërfaqe çështja “Balili” qeveria shqiptare deklaroi edhe përmes kryeministrit Edi Rama, apo drejtorit të Policisë, Haki Çako, se operacioni ka qenë i koordinuar me DEA-n amerikane. Madje sipas tyre, kishte muaj që vazhdonte hetimi, i cili në Shqipëri nuk ka sjellë ende asnjë të ndaluar.