Europol: Asnjë rol i Policisë Shqiptare në hetimin e trafikut ndërkombëtar të drogës ku përfshihet edhe Balili

Postuar në 17 Maj, 2016 15:28

Qëkurse doli në sipërfaqe çështja “Balili” qeveria shqiptare deklaroi edhe përmes kryeministrit Edi Rama, apo drejtorit të Policisë, Haki Çako, se operacioni ka qenë i koordinuar me DEA-n amerikane. Madje sipas tyre, kishte muaj që vazhdonte hetimi, i cili në Shqipëri nuk ka sjellë ende asnjë të ndaluar. Këtu: http://www.respublica.al/2016/05/12/rasti-“balili”-lufta-e-vjetër-ps-lsi-një-opozitë-në-jerm-dhe-një-ministri-e-brendshme-që, janë deklarimet përkatëse për këtë çështje.

Dje Partia Demokratike deklaroi se policia shqiptare nuk ka qenë e përfshirë në operacion, sipas saj për arsye të mosbesueshmërisë. Një argument ky më shumë politik. Por fakti është se një deklaratë zyrtare nga Europol, konfirmon se Policia Shqiptare nuk ka qenë pjesë e operacionit. “17 persona, 11 grekë dhe 6 shqiptarë, pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal, i angazhuar në trafikim të drogës në shkallë të gjerë, u arrestuan në kuadër të një operacioni të koordinuar të drejtuar nga Greqia dhe Belgjika dhe mbështetur nga Europol”, thuhet në njoftimin e policisë europiane( https://www.europol.europa.eu/content/17-detained-operation-against-alba...).

Ndonëse njoftimi bën fjalë për arrestimet e deritanishme, duke mospërjashtuar të tjera në të ardhmen, ai nuk përmend policinë shqiptare, por as e përjashton atë a priori. Nëse nisesh nga deklarimet e Çakos, apo edhe të kryeministrit, duket se policia jonë ka patur një rol të rëndësishëm, çka nuk rezulton nga njoftimi i Europol, duke i mbivendosur mjegullës dhe paqartësisë institucionale që është krijuar edhe një aspekt tjetër. Dje ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, deklaroi në Top – Story se mosarrestimi i Balilit u pengua njëfarësoj nga Prokuroria. Nëse është kështu, atëherë ministri lë pa sqaruar se cili ka qenë roli i Policisë Shqiptar në këto hetime? Mosarrestimi për mungesë provash, dëshmon, ose mungesë vullneti, ose paaftësi hetimore, ose thjesht, organet ligjzbatuese shqiptare janë jashtë këtij skenari dhe po përpiqen ta mbyllin. Që do të ishte më e keqja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.