gjiri persik
Video/Incidenti detar në Gjirin Persik mes marinës së SHBA dhe njësive iraniane
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka publikuar videon e incidentit të 25 korrikut mes anijes USS Thunderbolt dhe një anijeje iraniane në gjirin arabik siç quhet Gjiri Persik në komunikimin radio të marinës amerikane. Sipas lajmeve të publikuara nga mediat pranë Marinës amerikane, anija iraniane ka refuzuar të pranojë komunikimin radio dhe për këtë arsye USS Thunderbolt ka kryer qitje paralajmëruese. Kjo ka sjellë ndryshimin e kursit nga anija e Gardës Revolucionare, duke shënuar kështu një incident të rëndë mes të dyja vendeve në një zonë shumë të nxehtë.
Turqia përgatitet të dislokojë trupa ushtarake në Katar
Turqia përfshihet në mënyrë direkte në krizën e Gjirit Persik. Gazeta “Hurriyet” shkruan se Parlamenti turk do të miratojë sot një ligj për vendosjen e trupave në një bazë turke në Katar, vend i cili po përjeton një izolim diplomatic nga disa vende të Gjirit me në krye Arabinë Saudite. Akuza për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është se Katari finacon terrorizmin, por analiza të shumta thonë se sauditët e me gjasë edhe të tjerë më të fuqishëm pas tyre, janë të irrituar nga lidhjet e Katarit me Iranin.
Tensionet në Lindjen e Mesme, katër vende arabe ndërpresin marrëdhëniet me Katarin
Disa vende arabe të Gjirit Persik dhe Egjipti kanë vendosur në bllok ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin. Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur shkëputjen e marrëdhënieve duke akuzuar Katarin si financues dhe mbështetës të terrorizmit, përfshirë ndihmën për Shtetin Islamik. Po kështu koalicioni I drejtuar nga Arabia Saudite që është përfshirë së fundmi në konfliktin në Jemen ka vendosur përjashtimin e Katarit në emër të mbrojtjes së interesave kombëtare, por edhe për të eliminuar rrezikun e terrorizmit.
Tensioni ShBA-Iran, në Teheran sugjerohet bllokimi i anijeve tregëtare amerikane në Gjirin Persik
Marrëdhëniet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë riacaruar sërish duke hapur rrugën për incidente të rënda. Kështu, disa ditë pasi Teherani zyrtar bëri një demarsh pranë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, të cilit i kërkonte që të ndërhynte për të ndalur sjelljen e SHBA-së në shkeljen e rregullave për imunitetin diplomatik dhe bllokimin e aseteve iraniane. Neutraliteti, apo impotenca eMoon, ka çuar në sugjerimin e skenarëve të tjerë.
Kanal për lidhjen e Detit Kaspik me Gjirin Persik, projekti mendohet të mbyllet më 2020-ën
Irani ka nisur punën për ndërtimin e një kanali që do të lidhë Detin Kaspik me Gjirin Persik. Projekti mendohet të përmbyllet në vitin 2020 dhe ai do të kushtojë 7 miliardë dollarë. Projekti mendohet që të hapë rrugët edhe për Rusinë, një vend që ka probleme me Turqinë, rruga natyrore e lidhjes me Perëndimin dhe Jugun, por siç propagandojnë mediat shtetërore ruse, kanali rivalizon edhe kanalin e njohur të Suezit. Po këto media raportojnë se Perëndimi dhe Turqia i janë kundërvënë projektit në fjalë duke vendosur sanksione ndaj kompanive që janë përfshirë në projekt.