shpejtesia
Japonezët thyejnë rekordin e shpejtësisë së transmetimit të të dhënave
Një teknologji e re e zhvilluar nga inxhinierët japonezë ka thyer rekordin e deritanishëm të shpejtësisë së transmetimit të të dhënave. Përgjatë një kablli optik më shumë se 3 000 kilometra i gjatë, ekipi arriti një shpejtësi të transmetimit të të dhënave prej 319 terabitë për sekondë (Tb/s).
Kjo jo vetëm që thyen rekordin e mëparshëm të një 178 Tb/s, por teknologjia e re përputhet me infrastrukturën ekzistuese, që do të thotë se mund të azhurnohet relativisht lehtë.
Si e ndryshojnë epidemitë shpejtësinë e përhapjes, rasti i murtajës si leksion për Covid-19
Studiuesit e Universitetit McMaster, që analizuan mijëra dokumente që mbulonin një hark 300-vjeçar të shpërthimeve të murtajës në Londër, Angli, kanë vlerësuar se sëmundja u përhap katër herë më shpejt në shekullin e XVII sesa kishte në shekullin e XIV.
Eminem thyen rekordin me “Godzilla”: Artikulon 7.23 fjalë/sekondë
Reperi i njohur Eminem ka thyer rekordin e shpejtësisë në regjistrim me këngën e tij Godzilla, pjesë e albumit të ri “Music to be murdered by”.
Në 30 sekondat e fundit të saj, Eminem arrin të nxjerrë 224 fjalë me 330 rrokje që do të thotë 10.65 rrokje dhe 7.23 fjalë për sekondë.
Kjo kalon rekordin e mëparshëm të tij me “Majesty” ku ai artikulon në stil rap 123 rrokje dhe 85 fjalë në 12 sekonda, me mesatare 10.3 rrokje dhe 7.08 fjalë për sekondë.
Kënga ka njohur sukses në shikueshmëri që në nisje dhe në Youtube ajo ka aktualisht 10 milionë shikime.
Kina inaguron trenin me shpejtësi 350 km/h
Kina rriti shpejtësinë maksimale të trenave në hekurudhën me shpejtësi të lartë Pekin-Tianjin deri në 350 km në orë, duke zvogëluar kohën e udhëtimit.
Modeli më i ri i trenave i zhvilluar në Kinë do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis stacionit hekurudhor të Pekinit Jugor dhe stacionit hekurudhor të Tianjin nga 35 minuta në 30 minuta, pa ndikuar te çmimi i biletës.
Më 25 mars zyrtarizohet një tjetër BE - Europa e shumë shpejtësive
Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja kanë rënë dakord se shpëtimi i BE-së nga “shpërthimi” siç e quan presidenti francez, Hollande, është vetëm kalimi drejt një Europe me shumë shpejtësi. Gjatë një takimi në Versaille të Francës, drejtuesit e këtyre shteteve kanë dakordësuar ndryshimin e modelit ekzistues të integrimit, që do të shërbente si për të relaksuar tensionet e brendshme, ashtu edhe për të dhënë një përgjigje nga daljes së Britanisë së Madhe nga blloku I 27 vendeve.
Boom, avioni me shpejtësi dy herë më të lartë se ajo e zërit
Do të ketë një shpejtësi dy herë më të lartë se ajo e zërit dhe do të kryejë fluturimin nga Nju Jorku në Londër për 3 orë e 25 minuta. Kështu një britanik do të ketë mundësinë që brenda ditës të shkojë nga Nju Jorku në Londër dhe anasjelltas. Avioni i ri Boom që u prezantua së fundmi do të jetë së shpejti në shërbim të publikut. Kompania ajrore e Denverit, ku dhe është prodhuar avioni premton çmime ekonomike si për biznesmenët ashtu dhe përdorimin e gjerë. Porositë e para jënë bërë.