Boom, avioni me shpejtësi dy herë më të lartë se ajo e zërit

Postuar në 25 Mars, 2016 19:12

Do të ketë një shpejtësi dy herë më të lartë se ajo e zërit dhe do të kryejë fluturimin nga Nju Jorku në Londër për 3  orë e 25 minuta. Kështu një britanik do të ketë mundësinë që brenda ditës të shkojë nga Nju Jorku në Londër dhe anasjelltas. Avioni i ri Boom që u prezantua së fundmi do  të jetë  së shpejti në shërbim të publikut. Kompania  ajrore e Denverit, ku dhe është prodhuar avioni premton çmime ekonomike si për biznesmenët ashtu dhe përdorimin e gjerë. Porositë e para jënë bërë. Komoania “CEO i Virgin” në pronësi të  Richard Branson, ka porositur 10 aeroplanë  Boom me një ofertë prej 2 miliardë dollarësh. Edhe një kompani europiane mësohet se ka porositur blerjen e 15 avionëve Boom, duke i sjellë të ardhura më shumë se 5 miliardë dollarë kompanisë amerikane të prodhimit të avionëve.  Kompania ka filluar aktivitetin e saj me konsulent astronautin Mark Kelly dhe 11 drejtues nga kompani të tilla si Boeing dhe Lockheedm, por edhe nga NASA. Avioni ka 40 vende për biznes, duke ofruar pamje nga dritarja për të gjithë. Distanca nga San Francisko në Tokio do të jetë 4 orë ee 40 minuta, nga Los Angeles në Sydney vetëm 6 orë. Fillimisht, kostoja e një bilete është 5 mijë dollarë  dhe do të drejtohet ekskluzivisht për sipërmarrësit apo drejtuesve të kompanive të mëdha.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Edhe KONKORDI, qe hyri ne sherbim ketu e 35 vjet me pare, per 3,5 ore e bente Paris-Nju Jork. Kot e paskan nxjerre nga sherbimi.
Me siguri konkurenca, ja paska futur brylin KONKORDIT.

Submitted by syvogli (not verified) on

kot e ben, nese s'i kalon provimet e sigurise nga qeveria e SHBA-se, kot e kane. plus mos harro perdite njerezit kerkojne bileta sa me te lira per udhetime me aeroplan, nuk ja vlen investimi sepse te vetmit qe mund te pagojne keto cmimet jane te pasurit edhe ato prape kane opsione me te lira me business class edhe first class ne aeroplana tjere.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.