kompania amerikane
Boom, avioni me shpejtësi dy herë më të lartë se ajo e zërit
Do të ketë një shpejtësi dy herë më të lartë se ajo e zërit dhe do të kryejë fluturimin nga Nju Jorku në Londër për 3 orë e 25 minuta. Kështu një britanik do të ketë mundësinë që brenda ditës të shkojë nga Nju Jorku në Londër dhe anasjelltas. Avioni i ri Boom që u prezantua së fundmi do të jetë së shpejti në shërbim të publikut. Kompania ajrore e Denverit, ku dhe është prodhuar avioni premton çmime ekonomike si për biznesmenët ashtu dhe përdorimin e gjerë. Porositë e para jënë bërë.