komunitetet fetare
Fisheku i fundit për negociatat
Shfaqja ku kryeministri Rama u shfaq me krerët e komuniteteve fetare duket parakaluar në mes të Parisit është një kartolinë që tani i duhet qeverisë për të lobuar për hapjen e negociatave.
Nuk dihet ende se e kujt ishte ideja, por një rekomandim nga komunitetet fetare do t’i shkojë Brukselit për t’i dhënë Shqipërisë këtë status. Ministria e Jashtme njoftoi se krerët e bashkësive fetarë në Shqipëri i bëjnë apel kancelares Merkel dhe Presidentit Macron të mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Cilën Shqipëri kanë ndërmend këta zotërinj?
Ministria e Jashtme e Shqipërisë, që në këtë mandat të dytë qeveriës, i ka shtuar vetes edhe llagapin “për Evropën”, ka shpërndarë në këto momente një njoftim mbi një letër që drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri i dërgojnë kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Macron për hapjen e negociatave për me Shqipërinë.
Në letër përfaqësuesit e këtyre komuniteteve bëjnë thirrje që Europa të hapë rrugën për anëtarësimin e vendit tonë, duke theksuar edhe njëherë se Europa është e ardhmja për kombin tonë.
Ekskluzive/Vetting edhe për komunitetet fetare. Përjashtohet vetëm komuniteti katolik
Një grup deputetësh të Parlamentit Shqiptar pritet të paraqesin së shpejti një propozim që synn të shtrijë veprimin e procesit të vettingut edhe në radhët e besimeve fetare. Të para zakonisht larg situatave politike të ditës dhe të konsideruara si institucionet më të besueshme në vend, besimet fetare dhe kleri i “kanë shpëtuar” qoftë akuzave ashtu edhe vëmendjes. Mesa duket koha ka ardhur dhe dikush është kujtuar që filtri të veprojë edhe në këtë drejtim.
Komunitetet fetare: Stabilitetin duhet ta ruajmë me çdo kusht
Një ditë para protestës së Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, në skenë kanë dalë me një deklaratë edhe komunitetet fetare në vend. Ajo është shpërndarë për mediat dhe në të vihet theksi te nevoja për dialog.
“Ne Komunitetet Fetare në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore... jemi të shqetësuar për klimën ekrijuar në vend e në mënyrë të veçantë:
Edhe komunitetet fetare luten për konsensus. Paqja e Zotit qoftë me ju!
Vëmendja e gjithë opinionit publik duket se është e fokusuar në maratonën e negociatave për reformën në drejtësi dhe dilemat se çfarë vendimi do të marrë parlamenti ditën e enjte. Komunitetet e Krishtera Shqipërisë (Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë) kanë dalë me një deklaratë, ku i bëjnë thirrje sensit të përgjegjësisë të faktorëve dhe liderëve politikë, që të gjejnë me patjetër një konsensus për këtë reformë ashtu siç edhe faktori ndërkombëtar është duke theksuar.
Pronat e komuniteteve fetare, 236 dosje ende pa u trajtuar
Për pronat e komuniteteve fetare dhe legalizimin e objekteve në tokat që u përkasin atyre, do të ngrihet një grupe i posaçëm pune. Janë 236 dosje që do të trajtohen nga ALUIZNI dhe Agjencia e Kompensimit të Pronave. “172 dosje janë nga Komuniteti Mysliman, të cilat me ligjin e ri do të kenë shqyrtim të menjëhershëm, 4 dosje janë të Komunitetit Katolik dhe 2 dosje të Komunitetit Bektashian. Ndërkohë, gjatë viteve janë marrë 276 vendime që njohin të drejtën e kompensimit”, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Bie në sy mungesa e komunitetit ortodoks, që është ndër më të pasurit në prona.