Edhe komunitetet fetare luten për konsensus. Paqja e Zotit qoftë me ju!

Postuar në 20 Korrik, 2016 11:26

Vëmendja e gjithë opinionit publik duket se është e fokusuar në maratonën e negociatave për reformën në drejtësi dhe dilemat se çfarë vendimi do të marrë parlamenti ditën e enjte. Komunitetet e Krishtera Shqipërisë (Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë) kanë dalë me një deklaratë, ku i bëjnë thirrje sensit të përgjegjësisë të faktorëve dhe liderëve politikë, që të gjejnë me patjetër një konsensus për këtë reformë ashtu siç edhe faktori ndërkombëtar është duke theksuar. “Gjetja e një gjuhe të përbashkët në interes të vendit, jashtë interesit vetjak apo të një grupimi të caktuar politik, është sot misioni juaj i madh”-thuhet në deklaratë.

Ndoshta atë që nuk mund ta bëjë vullneti i palëve për gjetjen e një zgjidhje, mund ta bëjë vullneti i Zotit. “Orët në vazhdim janë shumë të rëndësishme dhe jetike për këtë reformë. Ne besojmë se ka ende hapësira për t’u ulur dhe për të lënë mënjanë retorikën konfliktuale. Populli pret shumë nga ju e nga ne të gjithë, që në mënyra të ndryshme duhet të kontribuojmë në përmirësimin e jetës së tij. Ne premtojmë lutjet tona dhe të besimtarëve tanë drejtuar Zotit, për gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe miratimin e kësaj reforme.  Paqja e Zotit qoftë me ju!”-përfundon deklarata.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.