antitrust

Apple në shënjestrën e Departamentit të Drejtësisë për antitrust

Postuar në 27 Gusht, 2022 00:31

“Politico” raporton se Departamenti Amerikan i Drejtësisë është duke u përgatitur për të propozuar një nismë antitrust kundër “Apple”. 

Sipas medias europiane “grupe të ndryshme hetuesish në DAD po mbledhin copëza të një procedimi që shpresohet të depozitohet në fund të këtij viti”. Media në fjalë citon një burim të brendshëm që gjithësesi shton se departamenti ende nuk ka vendosur përfundimisht dhe nuk përjashtohet që çështja të mos futet në procedurë, ndërkohë që kompani në origjinë amerikane, si Google dhe Facebook përballen me disa ankesa të kësaj natyre. 

Antitrusti në Kinë godet perandorinë e Jack Ma

Postuar në 29 Dhjetor, 2020 10:57

Qeveria kineze synon të frenojë perandorinë e të teknologjisë që ka ngritur Jack Ma, bashkëthemeluesi i Alibaba dhe një nga njerëzit më të pasur të vendit. Në prag të Krishtlindjes, autoritetet në Pekin urdhëruan një hetim mbi pretendimet për "praktika monopoli" nga gjiganti i shitjes me pakicë Alibaba, ndërsa tani kanë urdhëruar kompaninë e tij të teknologjisë financiare Ant Group të tkurrë operacionet e saj.

Kina paralajmëron nisjen e hetimit antitrust ndaj Google

Postuar në 30 Shtator, 2020 16:16

Kina po përgatit nisjen e një hetimi antitrust kundër Alphabet Inc’s Google. O Google, nisur nga  dyshimet se ka shfrytëzuar pozicionin e vet në treg për të vendosur dominimin e sistemit të vet operativ Android. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia "Reuters" dhe sipas saj ka qenë kompania Huwei Technologies Co Ltd që ka depozituar ankesën pranë entit rregullator kinez.

Gazprom arrin marrëveshje antitrust me BE-në

Postuar në 15 Mars, 2017 10:07

Gazprom, kompania shtetërore ruse e gazit ka arritur një amrrëveshje antitrust me Bashkimin Europian duke I dhënë fund një hetimi 5 vjeçar. Komisionerja e BE-së për Konkurencës, Margrethe Vestager, ka deklaruar se po shihet për një zgjidhje që do ta bënte tregun e gazit më të konkurueshëm. Sipas saj vështrimi përpara ofron më shumë zgjidhje sesa aplikimi I gjobave pëër sjellje të së shkuarës, një politikë kjo që është kundërshtuar nga vendet e Europës Lindore.

Hetim antitrust nga BE-ja për bashkimin “Airbus-Safran”. Kompanitë: “Konkurenca jonë nuk është brenda BE-së. Ka shumë rregullore dhe burokraci”

Postuar në 05 Mars, 2016 06:16

Bashkimi Europian ka hapur para disa ditësh një hetim të thellë mbi blerjen e përbashkët që kompanitë “Aribus Group SE” dhe “Safran SA” i bënë kompanisë kryesore europiane të lëshimittë raketave. Sipas raportimeve mediatike hetimi niset nga premisat se ndërhyjra e bërë në treg nga dy kompanitë e mësipërme mund të pengojë invoacionin dhe të çojë në rritje çmimesh në një sektor që bazohet gjerësisht mbi optimizimin e këtyre dy aspekteve.

Subscribe to RSS - antitrust