Apple në shënjestrën e Departamentit të Drejtësisë për antitrust
“Politico” raporton se Departamenti Amerikan i Drejtësisë është duke u përgatitur për të propozuar një nismë antitrust kundër “Apple”.
Sipas medias europiane “grupe të ndryshme hetuesish në DAD po mbledhin copëza të një procedimi që shpresohet të depozitohet në fund të këtij viti”. Media në fjalë citon një burim të brendshëm që gjithësesi shton se departamenti ende nuk ka vendosur përfundimisht dhe nuk përjashtohet që çështja të mos futet në procedurë, ndërkohë që kompani në origjinë amerikane, si Google dhe Facebook përballen me disa ankesa të kësaj natyre.
Departamenti po e heton “Apple” që në vitin 2019 mbi aludimet se ka abuzuar me pozitën në treg duke dëmtuar subjekte të tjera përfshirë zhvillues dhe prodhues të harduerëve. “Politico” vë në dukje peshën financiare të kompanisë, 2.73 trilionë dollarë dhe gatishmërinë e saj për t’u përballur si në rastin e gjyqit kundër “Fortnite”, që është prodhues i Epic Games.
Add new comment