stop

“Stop Soros”, projektligji i parë pas fitores

Postuar në 11 Prill, 2018 12:39

Pas fitores në zgjedhjet e së dielës, partia e djathtë në pushtet Fidesz e nacionalistit Viktor Orban është gati për të dorëzuar në parlament projektligjin “Stop Soros”,  i cili do të kufizojë aftësinë e OJQ-ve për t’u ofruar ndihmë refugjatëve dhe emigrantëve .

Shpallet në kërkim administratorja e "Euroteam"

Postuar në 11 Korrik, 2017 18:18

Mirela Topulli, gruaja që dhunoi fizikisht dhe kërcënoi gazetarin e emisioni investigativ "Stop" në Televizionin Klan, Genci Angjellari është shpallur në kërkim nga policia. Administratorja e “Euroteam”, reagoi brutalisht, pasi gazetari zbuloi se kompania që ajo drejtonte derdhte mbetje të rrezikshme spitalore në lumin Erzen. Kur gazetari kërkoi shpjegime, Topulli nis menjëherë kërcenimet përpara kameras, siç duket edhe në këto pamje të transmetuara nga emisioni Stop.

Skandali me mbetjet spitalore që hidhen në lumenj(foto-video)

Postuar në 10 Korrik, 2017 21:25

Emisioni investigativ “Stop” ka publikuar sot pamje nga momenti kur administratorja e një firme për riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, “Euroteam", Mirela Topulli, godet gazetarin Genci Angjellari. Më poshtë raportimi i emisionit për këtë skandal, të cilin Dëgjimtari i aneksave dhe përvojave të këqija, duhet ta mbajsë shënim:

Investigimi/Furrat e gëlqeres vijojnë punën në shkelje të ligjit

Postuar në 14 Qershor, 2017 09:14

Emisioni "Stop" ka sjellë pamje të asaj që ndodh në Fushë Krujë, ndonëse u premtua se puna e furrave të gëlqeres do të ndërpritej dhe ndonëse për këtë ka edhe urdhëra apo vendime të posaçme.

Freshistë 'par exellence'

Postuar në 23 Mars, 2016 02:19

Berlusconi është i majtë dhe i preferuar nga disa anëtarë të FRESSH-it, që pranojnë të flasin për kamerën e emisionit “Stop”. Por edhe sikur kjo të jetë një padije e gjeneratës së re, nuk mund të mos të respektosh veten dhe të habitesh(akoma) kur të rinjë që ende nuk kanë mbushur 22-23 vjeç kanë idhuj brend radhëve të partisë. Kryevepra është përgjigja ndaj pyetjes: “Pandeli Majko dhe Ilir Meta dolën nga FRESSH dhe u bënë kryeministra. Po ju?” Përgjigja: “Ku i dihet!”. E vërtetë, ku i dihet në këtë vend!

Denoncimi në Stop, shkarkohen drejtori i IKMT-së së Tiranës dhe një inspektor për rryshfet

Postuar në 11 Janar, 2016 22:46

Emisioni investigativ “Stop” në televizionin Klan bëri publike një tjetër aferë korruptive të zytrtarëve  të shtetit të cilët  jane filmuar duke marre para per te ofruar shërbime. Rasti në fjalë lidhet me një inspektor të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, i cili në bashkëpunim me drejtorin i kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra një qytetari për ta lejuar të vazhdonte punimet në objektin që kishte pa leje për ta futur më pas në proces legalizimi.

"Nuk është hera e parë që e bëjmë këtë punë"

Postuar në 05 Janar, 2016 10:13

Emisioni “Stop” që transmetohet në “Tv Klan” ka përcjellë dje një rast të dyshuar korruptiv në Qendrën Kombëtare të Liçensimit. Në pamje shfaqen ata që sipas drejtuesve të emisionit janë specialistë: një i Mjedisit dhe tjetrei i QKL-së. 3 mijë euro për një liçencë dhe siç thuhet në video, pazari është i mbyllur me të gjitha institucionet, përfshirë Bashkinë e Tiranës. Me sa duket puna vazhdon. 

Subscribe to RSS - stop