Freshistë 'par exellence'
Berlusconi është i majtë dhe i preferuar nga disa anëtarë të FRESSH-it, që pranojnë të flasin për kamerën e emisionit “Stop”. Por edhe sikur kjo të jetë një padije e gjeneratës së re, nuk mund të mos të respektosh veten dhe të habitesh(akoma) kur të rinjë që ende nuk kanë mbushur 22-23 vjeç kanë idhuj brend radhëve të partisë. Kryevepra është përgjigja ndaj pyetjes: “Pandeli Majko dhe Ilir Meta dolën nga FRESSH dhe u bënë kryeministra. Po ju?” Përgjigja: “Ku i dihet!”. E vërtetë, ku i dihet në këtë vend! (nga minuta 4:40) Meqenëse partia ka brenda lloj lloj kategorish, sidomos tani me nismën “Gjithë populli anëtar”, po pëcjellim edhe videon e studentëve të ekselencës në momentin e marrjes së teserës së PS-së. Dallimi në nivel, pavarësisht përzgjedhjes së ideuesve të spotit, është minimal.
Add new comment