emisioni
"Butrinti ka 1 milionë € bileta në vit. Kjo është historia e bar kafesë"
Më poshtë po përcjellim videot e seancës së sotme në Komisionin e Medias ku ka qenë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Në videon e parë është debati në studion e Report TV ku kanë qenë pjesë arkeologë të njohur dhe gazetarë. Nga ky emision kanë dalë edhe akuza shumë të rënda për ministren Kumbaro, për shitje të monumenteve, për biznes. Sipas të dhënave që u sollën aty, çështja pritet të kalojë në prokurorinë speciale. Arkeoogu Neritan Ceka ka deklaruar se sknadalet me monumentet janë të shumta dhe sipas tij, ministrja është person për në prokurori.
Freshistë 'par exellence'
Berlusconi është i majtë dhe i preferuar nga disa anëtarë të FRESSH-it, që pranojnë të flasin për kamerën e emisionit “Stop”. Por edhe sikur kjo të jetë një padije e gjeneratës së re, nuk mund të mos të respektosh veten dhe të habitesh(akoma) kur të rinjë që ende nuk kanë mbushur 22-23 vjeç kanë idhuj brend radhëve të partisë. Kryevepra është përgjigja ndaj pyetjes: “Pandeli Majko dhe Ilir Meta dolën nga FRESSH dhe u bënë kryeministra. Po ju?” Përgjigja: “Ku i dihet!”. E vërtetë, ku i dihet në këtë vend!