economist
“Zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën në 2018-ën, përndryshe do të duhen dekada”
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç është shprehur se brenda vitit 2018 duhet të gjendet një zgjidhje afatgjatë për çështjen e Kosovës. Ajo ka folur për këtë temë gjatë një interviste me “The Economist” dhe sipas saj nëse kjo gjë nuk ndodh do duhet edhe një dekadë për të arritur një kompromis.
“Ne kemi një shans historik për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Nëse nuk e shfrytëzojmë këtë shans në vitin 2018, atëherë nuk do të kemi një të dytë për dekadat që do të vijnë”, citohet ajo.
“Nuk e ka idenë se çfarë do të thotë të jesh president i SHBA”
Revista "The Economist" ka kritikuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump duke e akuzuar se "nuk ka asnjë ide se çfarë do të thotë të jesh president i SHBA". Autori i tekstit shkruan se deklarata e fundit ku Trump synoi të ishte i baraslarguar duke fajësuar të dyja krahët për episodet në Virginia nuk la asnjë dyshim se cila palë është më afër zemrës së tij.
U katandis kokoshi një thelë. Lider i PS-së, nëpunës i qeverisë, lypsar i LSI-së, delirant i Ballkanit dhe një kryeministër i llastuar
Tetë faqet e publikuara në "The Economist" për Shqipërinë si "liderrrre e rrrë-formave në Ballkan" rezultoi se ishin thjesht shkrim me pagesë. Me siguri që këtu ka dorë mendja e hollë si e një femre e Endri Fugës, me miratimin e djalit kryeministër, që "penalltinë e gjuan vetë". Me siguri një shembull për të gjitha mediat shqiptare: Edi, do të të përkëdhelin? Do fjalë të mira? Tundi xhixhat dhe do kesh përditë PDF-Shqipërinë që do. Kuptohet si hapësirë pasqyrë ku ti me të tutë të masturbohesh politikisht me sukseset e "korrje-shirjeve" të barit të keq, anembanë Shqipërisë.
Zhgënjimi i vitit në Greqi, por edhe për të majtët(e vërtetë)
Zhgënjim! Kështu mund të quhet karikatura e Kevin Kallaugher në “The Economist” për kryemistrin grek, Alexis Tsipras. “Ai nuk ishte ëndrra që grekët besonin”, e titullon Kallaugher. Dhe në të vërtetë: pas njeriut të popullit që premtoi nderin dhe dinjitetin, u shfaq politikani që diti të kapë momentin më mirë nga të gjithë në Greqi. Aq sa tani mbetet ende alternativa më e pranueshme.