“Nuk e ka idenë se çfarë do të thotë të jesh president i SHBA”
Revista "The Economist" ka kritikuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump duke e akuzuar se "nuk ka asnjë ide se çfarë do të thotë të jesh president i SHBA". Autori i tekstit shkruan se deklarata e fundit ku Trump synoi të ishte i baraslarguar duke fajësuar të dyja krahët për episodet në Virginia nuk la asnjë dyshim se cila palë është më afër zemrës së tij. Nisur nga qëndrimit i Trump për të trazirat në Charlottesville ku një protestues i krahut të djathtë tentoi të shtypë me makinë dhjetëra aktivistë të majtë, revista ka publikuar në kopertinën e saj presidentin duke mbajtur fjalim me një gyp të bardhë që simbolizon kapuçin e bardhë të Ku Klux Klan.
Edhe pse autori e bën të qartë se Trump nuk është shumë ekstremist i djathtë ai thotë se "kjo është larg të qenit shpëtimtar i republikanëve”. "President i tyre" sipas artikullshkruesit "është politikisht i paaftë, i pamoralshëm dhe me temperamentin që ka nuk i përshtatetet vendit". Në mbështetje të pretendimeve të tij, autori vë në dukje se "Trump u mbështet nga ish-kreu i Ku Klux Klan, David Duka, teksa u braktis nga Këshilli Biznesit, të cilin u detyrua të shpërndajë".
The Economist shkruan se Presidenti i SHBA ka një detyrë, të bashkojë kombin.
“Trump u përpoq ta bënte këtë gjë të hënën, por zgjati as 24 orë. Ai nuk mund ta shohë përtej hundës së tij. Në vend të kuptonjë se puna e tij është të nderojë zyrë zyrën e Presidentit, është i interesuar të nderojë vetëm veten me arritje të supozuara".
Titull të ngjashëm ka edhe revista New Yorker, e cila tregon Trump duke lundruar me një varkë në formë kapuçi të Ku Klux Klan. "Dënimi i dobët që Presidentit Trump u bëri grupeve raciste, si të mos donte të humbte votues më shtynë të bëjë këtë"-tha karikaturist David Plunkert.
https://www.economist.com/news/leaders/21726696-u-turns-self-regard-and-...
Add new comment