kalaja p
Tension fetar në Shkodër për kishën-xhami në Kalanë e Rozafës
Ajo që po ndodh së fundmi në Krodoba me konfliktin për emërtesën e një monumenti që është edhe xhami edhe katedrale katolike, përsëritet në mënyrë më të tensionuar edhe në Shqipëri. “Shqiptarja.com” raporton se monumenti kishë-xhami që ndodhet në Kalanë e Rozafës, mund të çojë në përplasje fetare në Shkodër, pasi të dyja komunitetet pretendojnë pronësinë dhe të drejtat mbi të. “Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër organizoi meshën e shenjtë në atë monument që pretendon se është një kishë për të nderuar pikërisht pajtorin që mban të njëjtin emër, Shën Shtjefnin.