gatishmeria

Greqia vendos ushtrinë në gjendje gatishmërie në Egje

Postuar në 29 Maj, 2022 20:23

Greqia ka vendosur në gjendje gatishmërie forcat e armatosura në Egje. Mediat greke përmendin kërcënimet e zyrtarëve turq si shkak për marrjen e masave aktuale, ndërkohë që Athina zyrtare ka menduar të shmangë përplasjet retorike. 

Sinjali më i qartë që është marrë në Athinë ka qenë ai i ministrit të Jashtëm, Mevlut Cvausoglu që kërkoi demilitarizimin e ishujve të Egjeut dhe e cilësoi Greqinë një vend që nuk respekton fqinjët e vet.

Ai solli shembullin e Maqedonisë së Veriut, të cilën Greqia e detyroi të ndryshonte emrin si kusht për hyrjen në NATO. 

Protesta/Burime nga qeveria: Ushtria kalon në gatishmëri nr. 2 për tri ditë

Postuar në 15 Shkurt, 2019 21:28

Rolet për 16 shkurtin janë ndarë tashmë. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos qëndrojë në zyrë për protestën e nesërme, presidenti ndodhet në Mynih. Në Tiranë qëndron opozita me përforcimet e veta edhe nga jashtë vendit, qëndron policia me në krye ministrin Sandër Lleshaj, person i cili për ironi të historisë më 21 janar të vitit 2011, në cilësinë e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë thuhet se u ngarkua të përpilonte një plan për gjendjen e jashtëzakonshme.

Sondazhi,  61% e qytetarëve të botës janë të gatshëm për luftë (hartat)

Postuar në 27 Janar, 2017 10:23

Njëqind vjet nga fillimi i Luftës së Parë Parë Botërore 61% e qytetarëve të botës janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre. Studimi është bërë  nga ËIN / Gallup International në 63 vende të botës. Sondazhi vëren se ka dallime të rëndësishme në rajone të caktuara të globit.

Gatishmëria për të luftuar është më e lartë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut me (83%), ndërkohë që më e ulët është në Europën Perëndimore me (25%). Jo ulët është predispozita për të luftuar edhe në Europën lindore me 53 % që i thonë po luftës.

Çfarë mund të bëjë Shqipëria për kërcënimet që vijnë nga lindja? Rama: "Si anëtar të NATO-s, jemi të gatshëm të fitojmë “Luftën e Tretë Botërore”

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 18:06

Shqipëria duhet të rrisë nivelin e gatishmërisë përballë kërcënimeve që vijnë nga lindja. Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë në Tiranë, shefi i Aleancës së NATO-s, Jens Stoltenberg, duke thënë në mënyrë të drejtëpërdrejtë se Shqipëria ka një rol kycc në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Siguria jonë po sfidohet në drejtime të ndryshme dhe NATO po i kundërpërgjigjet duke iu përshtatur një mjedisi të ri sigurie, po rrisim gatishmërinë e forcave tona. Kemi një forcë dyfish më të madhe të reagimit dhe kemi një prani ushtarake të rritur në pjesën lindore të Aleancës.

Subscribe to RSS - gatishmeria