komenti

Pakti detar i 2009-ës teorikisht mund të përsëritet në Arbitrazh

Postuar në 17 Shtator, 2020 02:00

Njoftimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se zgjidhja e çështjes së kufirit detar me Greqinë mund t’i adresohet një Gjykate Ndërkombëtare, shtron për diskutim vlerën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 që rrëzoi një marrëveshje dypalëshe për këtë qëllim. Pyetja është nëse shqyrtimi gjyësor e mandej vendimi i një trupe ndërkombëtare do të konsiderojë vendimin e Gjykatës sonë si rrethanë cilësuese apo të rëndësishme në ndarjen e kufirit detar dhe shelfit kontinental mes Shqipërisë dhe Greqisë, apo është tërësisht e pavarur në vendimin e vet.

Gazeta “DITA” dhe komenti i panxjerrë

Postuar në 10 Shkurt, 2019 14:57

Mendoj se nuk është tragjedi mosnxjerrja e një komenti nga njëra apo tjetra gazetë. Mua më ka ndodhur disa herë të mos mi nxjerrin komentet, dhe kryesisht me MAPO-n dhe DITA-n. Që të mendosh se këto komente të panxjerra kanë humbur përgjatë rrugës, kjo tezë bie shpejt, pasi 1. nuk bëhet fjalë për komentet me pseudonim, të cilat përbëjnë shumicën e komenteve të mia, por bëhet fjalë kryesisht për komentet me emër dhe mbiemër, të cilat përbëjnë vetëm 1-2 % të tyre, dhe 2. bëhet fjalë për ato komente ku trajtohen tema të rëndësishme, të vetmet këto ku unë jap emrin dhe mbiemrin.

Tallje me të gjithë!

Postuar në 18 Gusht, 2017 12:52

Zyra e kryeministrit përcolli një reagim të kreut të qeverisë lidhur me raportin e Task Forcës së ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit.  Dokumenti që u prodhua si rezultat i marrëveshjes së 18 majit po kalohet me komente të shkruara, pa pritur të prezantohet ende zyrtarisht.  Kryeministri që u mbyll bashkë me Lulzim Bashën për disa orë, duke na u shfaqur si shpëtimtarë të përplasjes civile dhe mentorë të një kulture të re politike, tani kanë komoditetin të tallen me të gjithë.

Ja se çfarë shkruan kryeministri në reagimin e tij:

Mësoni anglisht për të marrë vesh qëndrimin e Shqipërisë në Samitin e Triestes

Postuar në 12 Korrik, 2017 09:49

Nëse të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë dalë në mediat e vendeve të tyre dhe kanë sqaruar se çfarë mendojnë për Samitin e Triestes, apo idenë e Zonës Rajonale Ekonomike, kryeministri i Shqipërisë, preferon ta bëjë këtë përmes mediave në SHBA dhe në anglisht. Madje, jo duke folur për vendin e tij, por pë Ballkanin.

2017, kaos total në Shqipëri

Postuar në 26 Dhjetor, 2016 20:17

Fatos Lubonja është një kritik i Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Madje pa e tepruar, si me shumëkënd që merret me opinionin politik, Lubonja bashkon në qëndrimet e veta si premisë edhe antipatinë thuajse organike për kryeministrin. Ky është efekti jopozitiv i Edi Ramës që prodhon refluks të madh mbi të dhe qëndrimet e personalizuara mbi shtetin. Sot në një koment të bërë në studion e "News24", Lubonja deklaron se teza e PD-së për përplasje është realiste.

Trump: Shpresoj që Clinton të bëhet mirë dhe të kthehet në betejë

Postuar në 12 Shtator, 2016 16:11

Shëndeti i Hillary Clinton është tashmë çështje e ditës në fushatën presidenciale amerikane. Rivali i saj direkt, Donald Trump, ka folur për këtë temë në “Fox&Friends” dhe ka dhënë një përgjigje diplomatike:

“Diçka ka, por unë shpresoj që ajo të bëhet mirë dhe të kthehet dhe të shihemi me të në debat”, tha Trump.

Ai e ka akuzuar Clintonin javë më parë se ka fshehur probleme shëndetësore, akuza për të cilat u stigmatizua. Koha i dha të drejtë, por kësaj radhe Trump ka zgjedhur të jetë më njerëzor.

Protestat dhe ndeshja me policinë janë palestër e demokracisë

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 00:54

Edhe ish-zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, ka komentuar protestën e sotme e cila sipas tij tonifikon reagimin dhe frymën e protestës. Thotë Hila në profilin e vet: "Ai bunker pas Ministrise se Brendshme eshte simboli i nje periudhe amoku qe kaluam, nga e cila duhet te nxjerrim mesime por nuk duhet t'ia deshmojme botes. Ai bunker eshte simbol i shijeve banale te kujt e ka dashur dhe vendosur aty. Ai bunker eshte nje shemti artistike qe nuk mund t'ia tregojme botes si nje nga atraksionet e Tiranes, pasi ne si popull nuk jemi kaq medioker.

Subscribe to RSS - komenti