pabarazia
Thellohet pabarazia, pesë më të pasurit e dyfishuan pasurinë në 3 vjet
Pavarësisht krizës në shumë rajone të botës, më të pasurit vijojnë të shtojnë pasuritë e tyre. Sipas një raporti të Oxfam, pesë njerëzit më të pasur në botë e kanë dyfishuar pasurinë e tyre që nga viti 2020. Pasuria e tyre është rritur me 114% në një total prej 869 miliardë dollarësh, pas marrjes në konsideratë të inflacionit, sipas raportit vjetor të pabarazisë të Oxfam. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, bota mund të ketë trilionerin e parë brenda dekadës.
Video/Oligarkia nuk qenka spekulim mediatik. Ish-zv.kryeministri denoncon klientët e pushtetit
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë për të denoncuar oligarkinë. Sesi kompani kryesore në vend shmangin detyrimet. Oligarkia pra qenka diçka e vërtetë, në formën e vet shqiptare dhe nuk na qenka një shpikje mediatike.
Zotëria është firmëtar i një sërë vendimesh të Këshillit të Ministrave, por vetëm tani, pasi e larguan nga qeveria kujtohet të bëjë oponencë. Sërish pa emra konkretë.
Fituesi i Oscar, Bong: Pabarazia po bëhet tipar dominues i kohës sonë
Regjisori BONG JOON-HO në një intervistë për The Talk tregon detaje se si nisi ideja për filmin “Paraziti” që e bëri të triumfojë në Oscar 2020.
"Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për boshllëkun midis të pasurve dhe të varfërve, por ajo që është thelbësisht edhe më e frikshme është frika se kjo nuk do të zgjidhet në të ardhmen"
Regjisor Bong, edhe pse filmat tuaj janë shumë të dashur për shkak të humorit të errët, ato gjithashtu mund të kenë nota cinizmi në këndvështrimin e disave. A do ta përshkruanit veten si pesimist?
Të drejtat civile dhe politike, atribut i të pasurve?
Kombet e Bashkuara që monitorojnë varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut do të nisin një mision në SHBA, i cili do të përqëndrohet në disa nga barrierat sociale dhe ekonomike që e bëjnë ëndrrën amerikane thjesht një iluzion për miliona njerëz- nga të pastrehët në Kaliforni dhe ata që vuajnë diskriminimin e thellë racor në Jug apo rënien e vendeve të punës në West Virginia.
Rritja e autoritarizmit në proporcion me pabarazinë
Ish – presidenti amerikan Jimmy Carter dhe kandidati për president i demokratëve, Bernie Sanders kanë mbajtur një diskutim në Qendrën Carter ku kanë folur për rritjen e aurotarizmit në botë. Sipas tyre një ndër shkaqet e zgjerimit të kësaj dukurie është rritja e pabarazisë, e cila sa vjen dhe po bëhet tipar i kapitalizmit të sotshëm.
Mbi një lajm të munguar në Tiranë
Publikimin e para ca ditëve nga Transparency International të raportit mbi indeksin e perceptimit të korrupsionit në nivel global, media e Tiranës e përcolli me një heshtje konsensuale, dhe kjo për arsye të mirëkuptueshme. Ministria e së Vërtetës Qeveritare( nënkupto: mediat proqeveritare) të cilat minimizimin apo relativizimin e çështjeve, interpretimin e shtrembëruar të fakteve duke përdorur ekspertë mercenarë e kanë sofistikuar në art, duhet të ketë vendosur që raporti nuk përbën lajm.
Tetë personat më të pasur në botë, kanë pasuri sa 50% e njerëzimit
Vetëm 8 njerëz posedojnë pasuri sa gjysma e njerëzimit. Lajmin e raporton agjencia “Reuters” që referon një të dhënë të bërë publike nga Oxfam, një bashkim organizatash, adresuar në Forumin Ekonomik të Davosit.
Absurditeti i luftës kundër Pabarazisë
Ka ndonjë koncept më idiot se fuqizimi i qeverisë për të lufutar “pabarazinë në të ardhura”? Ç’lloj qenie njerëzore normale, me mend në kokë, racionale, mendon se talenti, shtysa, interasat dhe mundësitë njerëzore mund – ose duhet – të kenë rezultate të njëjta?
Pabarazia në rrënjë të terrorizmit në Lindjen e Mesme?
Thomas Piketty gjurmon një shprehje të re të pasojave që mund të sjellë pabarazia në të ardhura. Një shkrim i tij në francezen “Le Monde” është rimarrë në vështrim nga “Washington Post”, që cilëson se argumentet e ekonomistit francez janë kontroversale. Sipas tij, pabarazia në Lindjen e Mesme është faktori kryesor pas terrorizmit, përfshirë këtu sulmet e ISIS në Paris.