Thellohet pabarazia, pesë më të pasurit e dyfishuan pasurinë në 3 vjet

Postuar në 16 Janar, 2024 12:38

 

Pavarësisht krizës në shumë rajone të botës, më të pasurit vijojnë të shtojnë pasuritë e tyre. Sipas një raporti të Oxfam, pesë njerëzit më të pasur në botë e kanë dyfishuar pasurinë e tyre që nga viti 2020. Pasuria e tyre është rritur me 114% në një total prej 869 miliardë dollarësh, pas marrjes në konsideratë të inflacionit, sipas raportit vjetor të pabarazisë të Oxfam. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, bota mund të ketë trilionerin e parë brenda dekadës.

Në të njëjtën kohë, gati 5 miliardë njerëz në mbarë botën janë bërë më të varfër, pasi përballen me inflacionin, luftën dhe krizën klimatike. Do të duheshin gati 230 vjet për të eliminuar varfërinë bazuar në trajektoren aktuale.

Raporti bazohet në të dhënat e përpiluara nga Forbes dhe publikimi i tij përkon me fillimin e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, një event elitar që mbledh disa prej njerëzve më të pasur dhe liderëve botërorë.

Megjithëse pabarazia është në rritje, ka disa zhvillime zhvillime të rëndësishme sa u takon punëtorëve. Nabil Ahmed, drejtor i drejtësisë ekonomike dhe racore i Oxfam America, thotë se ka një rritje të grevave dhe marrëveshjeve që përmirësojnë kompensimin dhe kushtet e tyre të punës. Gjithashtu, disa qeveri kanë qenë në anën e tyre, duke nxitur politika që synojnë forcimin e të drejtave të punëtorëve.

Elon Musk, i cili drejton disa kompani, duke përfshirë Tesla dhe SpaceX, ishte fituesi i madh në vitet e fundit. Pasuria e tij u rrit në 245.5 miliardë dollarë në fund të nëntorit, 737% më shumë nga marsi 2020, pas llogaritjes së inflacionit.

Bernard Arnault, kryetar i gjigantit francez të mallrave luksoze LVMH, dhe familja e tij kishin një vlerë neto prej 191.3 miliardë dollarësh, më shumë se 111%.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, kishte një pasuri prej 167.4 miliardë dollarësh, me 24% rritje; ndërsa pasuria e themeluesit të Oracle, Larry Ellison arriti në 145.5 miliardë dollarë, me një rritje prej 107%.

Në fund të pesëshes së më të pasurve qëndron CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffett, pasuria neto e të cilit u rrit 48% në 119.2 miliardë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.