Të drejtat civile dhe politike, atribut i të pasurve?
Kombet e Bashkuara që monitorojnë varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut do të nisin një mision në SHBA, i cili do të përqëndrohet në disa nga barrierat sociale dhe ekonomike që e bëjnë ëndrrën amerikane thjesht një iluzion për miliona njerëz- nga të pastrehët në Kaliforni dhe ata që vuajnë diskriminimin e thellë racor në Jug apo rënien e vendeve të punës në West Virginia.
Me 41 milionë amerikanë janë zyrtarisht në varfëri Sipas Byrosë së Regjistrimeve të SHBA, qëllimi i misionit të OKB do të jetë për të demonstruar se asnjë vend, qoftë edhe i pasur, nuk është i imunizuar nga vuajtjet njerëzore dhe pabarazia në rritje. Në të kaluarën raportuesi special i OKB-së Philip Alston, ka fajësuar administratën e Obamës dhe CIA-n për vrasjen e shumë civilëve të pafajshëm nga sulmet që ishin në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.
Në zemër të misionit faktmbledhës që do të kryesohet nga Alston do të jetë një pyetje që është duke shkaktuar ankth në një kohë jo pak të trazuar: A është e mundur një nga demokracitë kryesore të botës të garantojë të drejtat themelore të njeriut, të tilla si pjesëmarrja politike ose votimit i drejtë nëse nuk është në gjendje të përmbushë standardet themelore të jetesës, e lëre më të angazhohet, siç thotë Thomas Jefferson, në ndjekje të lumturisë?
"Pavarësisht pasurisë së madhe në SHBA, ekziston varfëri e madhe dhe pabarazi"- tha Alston në fjalën para fillimit të misionit. Raportuesi u shpreh se synon të përqëndrohet në efektet dëmtuese të varfërisë mbi të drejtat civile dhe politike të amerikanëve duke pasur parasysh theksin që Shtetet e Bashkuara u japin këtyre të drejtave në politikën e jashtme, nisur dhe nga fakti që ky vend ka ratifikuar Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike. Ndërsa David Grusky, Drejtor i Qendrës për Varfërinë dhe Pabarazinë thotë se SHBA ka një aftësi të jashtëzakonshme për të natyralizuar dhe për të pranuar varfërinë ekstreme.
Sipas tij, misioni vjen në një moment kur globalizimi i kombinuar me një mori të politikave të brendshme kanë krijuar një humnerë të madhe mes të pasurve dhe të varfërve.Gjetjet e misionit do të shpallen në formë paraprake në Uashington më 15 dhjetor dhe pastaj do të paraqiten si raport i plotë në Këshillin e të drejtave të njeriut të OKB-së në Gjenevë qershorin e ardhshëm.
https://www.theguardian.com/world/2017/dec/01/un-extreme-poverty-america...
Add new comment