femije
Drama e luftës civile në Jemen
Shokuese janë vlerësimet e organizatës “Save the Children” për fëmijët në Jemen, ku nga viti 2015 rreth 85 mijë fëmijë nën 5 vjeç kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet në tre vitet e fundit.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se 14 milionë njerëz janë në prag të urisë në Jemen. OKB kërkon rifillimin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës tre-vjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare.
Burrat sado të fuqishëm mbeten gjithmonë fëmijë
Robotë seksi me imazhin e një 12 vjeçareje. Tregëti mbi pedofilinë
Kompania kineze “Shengyi” ka nxjerrë në shitje një kukull – robot me pamjen e një vajze 12 vjeç për një çmim prej 770 stërlinash britanike. Roboti në fjalë është pjesë e argëtimit seksual dhe fakti që kompania ka menduar të hedhë në treg imazhin e një vajze, ka provokuar reagime, shkruan britanikja “The Sun”. Robotët e seksit që imitojnë pamje fëmijësh, apo vajzash të vogla, janë kritikuar në rrjetet sociale si nxitëse të pedofilisë, ose lodra seksi të pedofilisë. Pavarësisht nga ngjyra e flokëve dhe e lëkurës, të gjitha vijnë nën interesin tregëtar të “robotëve të vegjël për meshkuj”.
Shokuese/Dadoja “xhihadiste” lëviz me kokën e prerë të një fëmije në qendër të Moskës
Policia e Moskës u vu në alarm pasi një grua e mbuluar u pa të lëvizte në qendër të qytetit me kokën e prerë të një fëmije duke thërritur “Allahu Ekber”. Nga hetimet rezultoi se gruaja ishte dadoja e një fëmijë3-4 vjeçare, të cilit i preu kokën pasi më herët i kishtë vënë flakën shtëpisë. Ajo kërcënoi se do të hidhte veten në erë, duke nxjerrë nga çanta kokën e prerë të fëmijës. Gruaja rezultoi se nuk kishte lëndë plasëse në trup, ndërsa po heton mbi aktin e saj makabër.
Që fëmijë ushtarë me rrogë për Shtetin Islamik
250 dollarë për fëmijët rekrutë dhe 3 mijë dollarë për udhëheqësit e tyre. Këto janë pagat që jep Shteti Islamik për të mbajtur lart moralin e luftëtarëve të tij dhe për të ushqyer fanatizmin fetar në emër të xhihadit kundër perëndimit. Ushtarët e ISIS nuk kanë moshë dhe edukimi për të vrarë gjakftohtësisht armiqtë e Allahut nis që në moshë të vogël.
Gazeta gjermane Bild u referohet burimeve qeveritare që thonë se xhihadistët përpiqen të joshin me para të rinj nga Siria dhe Iraku për të luftuar në radhët e tyre edhe me koston e vdekjes për xhihad.