Lef Nosi
Video/Krijimi i Regjencës më 1943. Në pamje, Lef Nosi, Bedri Pejani dhe Xhaferr Deva
Lef Nosi, Bedri Pejani dhe Xhaferr Deva, në vitin 1943. Video me rastin e krijimit të Regjencës Shqiptare. Nën pushtimin gjerman në Tiranë, më 14 shtator 1943 mbahet i ashtuquajturi Kuvendi Kombëtar që e shkëputi Shqipërinë nga Italia dhe e shpalli shtet të pavarur dhe neutral. Një akt formal i urdhëruar nga Gjermania naziste që kishte në realitet pushtetin në Shqipëri.
Nuk është vetëm Lef Nosi...
Pas botimit të romanit më të fundit të Ben Blushit, në mediet e shkruara e elektronike ka shpërthyer një polemikë e ashpër pro e kundra lidhur me figurën e Lef Nosit, në të cilën janë përfshirë historianë, letrarë, politikanë e njerëz të thjeshtë, me bindje të djathta e të majta. Blushi dhe ata që mbajnë anën e tij, e quajnë Lef Nosin tradhtar dhe vendosjen e shtatores së tij në sheshin qendror të Elbasanit një turp. Pala tjetër e quan Lef Nosin hero, njeriun që nënshkroi aktin e shpalljes së Pavarësisë dhe pushkatimin e tij një vepër barbare të Enver Hoxhës.
Tjetër letër nga Blushi, sqaron qëndrimin për Lef Nosin dhe një mbrojtje për gjyshin Shuteriqi
Ben Blushi ka zgjedhur t’i drejtohet me një letër publikut për të sqaruar qëndrimin e tij për Lef Nosin, historinë e të cilit e ka përfshirë në romanin më të fundit “Kandidati” duke iu përgjgjur në të njëjtën kohë edhe një letre të botuar të Mitrush Kutelit ku flitet për gjyshin e tij Dhimitër Shuteriqi.