shkresa
Zyrtare/Parlamenti ka 122 deputetë nga 140 që parashikon Kushtetuta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës për kërkesën e tij për numrin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas shkresës zyrtare, Kuvendi i Shqipërisë ka 122 deputetë. Kjo është zyrtare si shifër dhe është komunikuar për institucionin e Presidentit ndaj të cilit ku Parlament ka miratuar një rezolutë dhe ka nisur procedurat e shkarkimit.
Kryeministri i përgjigjet presidentit për ministrin e Brendshëm
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në tuiter rreth pytetjeve të Presidentit për Sandër Lleshin, aktualisht zv.ministër i Brendshëm. Përmes një shkrese drejtuar kreut të shtetit, kryeministri thotë se çështjet e ngritura janë sqaruar më parë:
Na kurseu një tjetër shfaqje! (Shkresa)
Nga një avokat patologjik i kompanisë Fusha dhe projektit të Kullave në sipërfaqen ku shtrihet një pjesë e Teatrit Kombëtar, Erion Veliaj ka ndryshuar strategji por jo rolin që ka në këtë histori. Para pak ditësh shkoi në Komisionin e Medias duke bërë sa zhurmësin aq edhe qëndrestarin përballë deputetëve të opozitës ndonëse nuk ishte thirrur në seancë dëgjimore.
Emërime antiligjore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. KMSHC-ja publikon rastin
Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri ka zhvilluar së fundmi një hetim administrativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga i cili kanë rezultuar probleme në emërime në këtë institucion. "Në shkresën që ndodhet online në faqen e këtij institucioni, Komisioneri ka konkuduar se një zyrtar i lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është emëruar në këtë post duke shkelur ligjin, pasi nuk plotësonte asnjë kriter për postin e rëndësishëm. Zyrtari në fjalë është Përgjegjës i Sektorit të Projekteve në Drejtorinë e Teknologjive dhe Informacionit në DPT.
Ndryshimi mes Taulant Ballës dhe Bujar Nishanit? Taulanti nuk është bërë akoma president
Ka kohë që flitet, por sot një dokument i publikuar në portalin “lapsi.al” konfirmoi që Taulant Balla, një nga drejtuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është një ndër sekserët kryesorë të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. 80 punësime mbi kriterin e besueshmërisë politike, ndërkohë që kjo mazhorancë, pabesinë e ka ngritur në institucion: ndryshoi Kodin e Punës për të garantuar instrumentet ligjore që t’ua fusë mirë atyre që heq nga puna. Nuk kanë më të drejtë të rikthehen. Mirëpo çështja nuk qëndron dhe aq këtu.