Emërime antiligjore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. KMSHC-ja publikon rastin

Postuar në 30 Mars, 2016 21:03

Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri ka zhvilluar së fundmi një hetim administrativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga i cili kanë rezultuar probleme në emërime në këtë institucion. "Në shkresën që ndodhet online në faqen e këtij institucioni, Komisioneri ka konkuduar se një zyrtar i lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është emëruar në këtë post duke shkelur ligjin, pasi nuk plotësonte asnjë kriter për postin e rëndësishëm. Zyrtari në fjalë është Përgjegjës i Sektorit të Projekteve në Drejtorinë e Teknologjive dhe Informacionit në DPT. Me një fjalë, zyrtar kyç, pasi shumica e veprimtarisë në sistemin fiskal shqiptar bëhet online pra nëpërmjet teknologjisë së informacionit", raporton "TemaTv". Emri i këtij zyrtari është Enian Sina, "i cili nuk plotëson asnje kriter për të punuar në pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit për teknologjinë". "Siç bën të ditur shkresa e Komisionerit të Mbikqyrjes së Shërbimit Civil, për tu emëruar në këtë pozicion, duhet të kenë diplomë të nivelit të dytë - DND ose Diplomë e integruar e nivelit të dytë DIND. Gjithashtu kandidati duhet të ketë edhe të paktën 3 vjet eksperiencë pune. Ndërkohë, Enian Sina, ka vetëm një diplomë bachelor për Inxhinieri Elektronike të marrë nga Universiteti Politeknik Tiranë, si dhe një diplomë master shkencor në Universitetin Kristal, por që e ka marrë 7 muaj pas emërimit të tij në detyrë", vijon "TemaTv". Rasti i këtij zyrtari ishte sjellë në vëmendje para disa muajve në median online që referonte një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por duket se asgjë nuk ka lëvizur nga vendi.

Comments

Submitted by Vjollca (not verified) on

Bravo KMSHC JU LUMTE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.