emerimet

“Në 4 vjet partia kapi shtetin, ky është mandati i pastrimit”

Postuar në 14 Tetor, 2017 12:10

Pas 4 vitesh rroga për një administratë që na u tha se u zgjodh përmes konkurseve, kryeministri pranon se në mandatin e parë me emërimet është ndjekur vetëm një kriter ai politik, ose punë ka zgjidhur vetëm tesera e partisë.  Nga mbledhja e kabinetit qeveritar në Vlorë Rama u ka kërkuar gjithë ministrave një skanim të burimeve njerëzore, për të bërë përputhshmërinë mes diplomës dhe punës.

Administrata/Kryetarja e Komisionit të Shërbimit Civil, Strakosha: Emërime në shkelje të procedurave dhe jashtë afatit

Postuar në 03 Maj, 2016 17:24

Dy vitet e fundit ka patur disa akuza në media për emërime në administratë shetërore të personave të papërshtatshëm, ose në bazë të rekomandimeve politike. Qeveria nuk ka pranuar në shumicën e rasteve të njohë këtë problem si real, sa kohë që ka deklaruar se ka ende 1000 vende bosh për shkak të moskualifikimit. Por Pranvera Strakosha, kryetare e Komisionit të Shërbimit Civil, duke folur në Konferencën kombëtare “Reforma në qeverisjen vendore dhe admnistratën publike”, ka theksuar se emërimet në shkelje të procedurave dhe jashtë afateve, kanë qenë në masë të madhe.

Juristët e administratës nën nivelin mesatar, Harito: Cilësia vjen mbrapa

Postuar në 12 Prill, 2016 10:31

Ministrja e Inovacionit, Milena Harito ka zbuluar pak a shumë filozofinë që ndiqet në emërimet e administratës. Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve ajo është përballur me kritika nga deputetët për nivelin e juristëve të administratës.  “Niveli që kemi sot i juristëve në administratën publike është nën mesatare. Që ta kuptosh këtë, mjafton të shohësh ligjet që vijnë këtu. Dhe e kupton se çfarë juristësh ka administrata. Ka një problem që ka të bëjë sa me rekrutimin dhe me vlerësimin në proces.

Emërime antiligjore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. KMSHC-ja publikon rastin

Postuar në 30 Mars, 2016 21:03

Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri ka zhvilluar së fundmi një hetim administrativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga i cili kanë rezultuar probleme në emërime në këtë institucion. "Në shkresën që ndodhet online në faqen e këtij institucioni, Komisioneri ka konkuduar se një zyrtar i lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është emëruar në këtë post duke shkelur ligjin, pasi nuk plotësonte asnjë kriter për postin e rëndësishëm. Zyrtari në fjalë është Përgjegjës i Sektorit të Projekteve në Drejtorinë e Teknologjive dhe Informacionit në DPT.

Emërimet në administratë, ministrja Harito: “Nuk kemi shkelur ligjin”

Postuar në 14 Dhjetor, 2015 20:03

Sot portali “lapsi.al” ka publikuar një email mes ministres së Inovacionit, Milena Harito dhe deputetit Tulant Balla, si dhe disa deputetëve të tjerë ku jepen disa poorosi për aplikimin e njerëzve të PS-së për punësim në administratë(http://www.lapsi.al/lajme/2015/12/14/ekskluzive-zbulohet-e-mail-që-udhëzon-punësimet-partiake-në-administratë#.Vm8QYSfGMgE).

Subscribe to RSS - emerimet