vezhgimi
Hisako Koyama, astronomja amatore, puna e së cilës njihet nga komuniteti shkencor
Hisako Koyama, mund të konsiderohet si një nga vëzhgueset më rigoroze të Diellit në 400 vitet e fundit. Ajo nuk është një astronome në formim dhe arsimim, por këmbëngulja dhe vëzhgimi i përditshëm i aktivitetit diellor, njollave të yllit tonë, të gjitha të realizuara me dorë, e bëjnë japonezen një ndër njerëzit më të veçantë.
Janë 40 vjet të jetës së saj të investuara në një punë të motivuar nga pasioni dhe nga një kuriozitet që nisi qysh herët, kur ajo pa për herë të parë dritën e një meteori që binte nga lartësitë.
Identifikohet për herë të parë objekt ndëryjor të hyjë në sistemin diellor
Astronomët besojnë se kanë identifikuar objektin e parë që ka hyrë në sistemin diellor nga hapësira e jashtme tij. Objekti i quajtur A/2017 U1, u gjurmua javën e kaluar nga kërkuesit e stacionuar në teleskopin Pan-STARRS 1në Havai.
Pas KIC 8462852 të “megastrukturës aliene”, identifikohet një yll i dytë edhe më misterioz
KIC 8462852, ky është emri i yllit që bëri lajm vitin e kaluar. Vëzhguesit shohin prej tij pulsime të çregullta dhe një reduktim në ndriçim prej 20% në një shekull, diçka që nuk gjen ende shpjegim për shkakun. Të gjitha teoritë e hedhura, si një planet që pengon dritën, një re gjigande pluhuri, një përqendrim kometash, apo edhe një megastrukturë aliene, nuk kënaqin të gjitha dilemat.
Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën që orbiton ndaj Proksima Centaurit
Astronomët europianë kanë zbuluar së fundmi një planet të ngjashëm me Tokën i cili orbiton ndaj Proksima Centaurit, yllit më të afërt me sistemin tonë diellor, diçka më shumë se 4 vjet dritë larg. Proksima Centauri është një xhuxh i kuq dhe emeton nxehtësi dhe ndriçim shumë herë më pak sesa Dielli ynë, por sipas astronomëve drita e tij ndoshta mjafton për të mbështetur jetën në planetin e sapozbuluar. Gjithsesi nëse ka apo jetë në këtë planet ende nuk e di kush.
KIC 8462852, ylli i “megastrukturës aliene”, shton edhe më tej misterin
1 500 vjet larg nga Toka, i vëzhguar nga sonda “Kepler”. KIC 8462852 është një yll i cili prej gati një viti po lë pa shpjegime shteruese shkencëtarët.
Zbulohet dorëshkrimi/Avicena ka vëzhguar një Supernova në vitin 1006
Disa shkencëtarë gjermanë kanë zbuluar një dorëshkrim të dijetarit të mirënjohur pers, Ibn Sina, njohur në latinisht si Avicena, në të cilën përshkruhet vëzhgimi i një Supernove. Supernova është shpërthimi i një ylli në fund të jetës së tij.
Megastrukurë aliene në KIC 8462852? NASA thotë se bëhet fjalë për një “familje kometash”
NASA ka dalë me një qëndrim të vetin rreth “anomalisë” së vërejtur në vëzhgimin e yllit KIC 8462852, 1481 vjet dritë larg nga Toka. Vëzhguesit vunë re pulsime të parregullta, joperiodike, rreth këtij ylli, duke i hapur rrugë hipotezës së një megastrukture të ndërtuar nga një qytetërim alien. Diskutimet e shumta erdhën pasi sipas disa shkencëtarëve asgjë natyrale nuk i jep shpjegim shterues faktit se drita përthyhet në mënyrë kaq jo të rregullt.
Zhdukja e një planeti, apo vëzhgim i gabuar?
Shkencëtarët kanë zbuluar një planet që është...zhdukur. Ose më saktë: zhdukjen e një planeti. Bëhet fjalë për Alpha Centauri Bb, planet në yllin më të afërt me sistemin tonë diellor: Alfa Centauri. I ngjashëm me Tokën, vetëm 4.3 vjet dritë larg, zbulimi i tij në vitin 2012, u prit me shumë entuziazëm dhe i dha shtysë edhe filmave si “Avatar”. Tani njoftohet se ai nuk shfaqet më në të dhëna dhe sipas Xavier Dumusque nga Harvard-Smithsonian Center for Astrophysics, shkencëtarët “janë thuajse 100% të sigurtë se planeti nuk është më aty”.