bin laden
SHBA shpall terroristin e radhës
Me rënien e Shtetit Islamik, Shtetet e Bashkuara shpallin kundërshtarin e radhës në të ashtuquajturin front kundër terrorizimit. Bëhet fjalë për Hamza Bin Laden, djalin e ish-kreut të Al Kaedës, për të cilin ka dyshime se ka nisur riorganizimin e celulës terroriste.
Për këdo që jep të dhëna për vendndodhjen e tij, Uashingtoni ka vendosur një shpërblim prej 1 milionë dollarësh, siç thuhet në njoftimin për shtyp të strukturave kundër terrorizmit të departamentit amerikan të shtetit.
Rënia e Bin Ladenëve, Kenedëve të Xhedahut
Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters” i kushton sot një raportim familjes së njohur Bin Laden, e cila duket se me ardhjen në pushtet të princit Mohammed bin Salman, po pëson rënien e madhe.
Nëna e Bin Laden thyen heshtjen
Është gruaja që lindi një prej terroristëve më famëkeq në historinë botërore. Nëna e Osama bin Laden, ish-kreut të Al-Kaidës prej më shumë se dy dekadash, ka thyer heshtjen dhe ka folur herë të parë publikisht.
Shtatë vjet pas vrasjes së djalit të saj në Pakistan nga amerikanët, Alia Ghanem është intervistuar nga një gazetar i të përditshme britanike "Guardian" në shtëpinë e saj në Jeddah të Arabisë Saudite. Sipas saj, Osama ishte një "djalë i turpshëm dhe i mirë", por pësoi një “shpërlarje truri” gjatë studimeve të tij.
Vrasja e Bin Laden, një version i pakonfirmuar nga qeveria amerikane (Video)
Momentin kur tërhoqi këmbëzën për të shtënë mbi njeriun më të kërkuar në botë përshkruan Robert Neil, një nga komandot amerikanë të skuadrës (SEAL) që mori pjesë në operacionin e vrasjes së udhëheqësit të Al Kaedës, Osama bin Laden.Robert Neil, 41, ka marrë pjesë në 400 misione, siç shkruan ai në librin me titull, «The Operator».
Osama Bin Laden, letër popullit amerikan: “Ju duhet një revolucion i lirisë që të shpëtoni nga lobet dhe korporatat...Bota ka nevojë për këtë”
Osama Bin Laden ka shkruar një letër për popullin amerikan, e cila bashkë me 113 dokumente të tjera është deklasifikuar sot nga Shërbimi Kombëtar Sekret amerikan. Letra është katër faqe dhe nuk ka datë; ajo u kap në datën 2 mars 2011 dhe nis me apelin paqësues: “Popullit amerikan, paqja qoftë mbi ata që ndjekin rrugën e drejtë...”. Dokumenti publikohet i përkthyer në anglisht nga vetë agjencia amerikane dhe nisur nga teksti bën çudi se përmbajtja e saj ka frymë kundër lobeve që diktojnë politikën amerikane.
Bin Laden në Shqipëri? Berisha e mohon kategorikisht
Sot në media qarkulloi lajmi se në vitin 1995 në Shqipëri ka ardhur Osama Bin Laden, i cili është takuar madje me ish-presidentin e vendit, Sali Berisha. Lajmi i referohej një raporti të shërbimit sekret amerikan, por ai është hedhur poshtë nga Berisha. “Ky lajm eshte nje trillim banal dhe i paskrupullt i perhapur shume vite me pare nga mediat greke, serbe dhe media te tjera pa asnje baze. Ne delegacionin zyrtar te nivelt te larte te Arabise Saudite qe ka vizituar vendin tone ne vitin 1995, apo rast tjeter, Osama bin Laden nuk ka shkelur kurre ne Shqiperi.