Bin Laden në Shqipëri? Berisha e mohon kategorikisht
Sot në media qarkulloi lajmi se në vitin 1995 në Shqipëri ka ardhur Osama Bin Laden, i cili është takuar madje me ish-presidentin e vendit, Sali Berisha. Lajmi i referohej një raporti të shërbimit sekret amerikan, por ai është hedhur poshtë nga Berisha. “Ky lajm eshte nje trillim banal dhe i paskrupullt i perhapur shume vite me pare nga mediat greke, serbe dhe media te tjera pa asnje baze. Ne delegacionin zyrtar te nivelt te larte te Arabise Saudite qe ka vizituar vendin tone ne vitin 1995, apo rast tjeter, Osama bin Laden nuk ka shkelur kurre ne Shqiperi. Ky pretendim eshte tejet qesharak edhe per faktin boterisht te njohur se asokohe, dinastia Sudite ishte shpallur nga Osama bin Laden si nje armike per t’u permbysur per shkak te politikes dhe lidhjeve te ngushta te saj me SHBA. Shqiperia ne vitet 1992-1997 ka dhene nje kontribut thelbesor, me te madh se çdo vend tjeter i rajonit por dhe me gjere, ne luften kunder terrorizmit ne bashkepunim te ngushte me agjensite inteligjente te vendeve partnere”, shkruan Berisha.
Add new comment