bllokohet
Dështon ngritja e KLP-së
Këshilli i Lartë të Prokurorisë, një prej institucioneve kyç të reformës në drejtësi rrezikon të mos ngrihet. Afati 15-ditor i thirrjes së parë për kandidatë nga prokuroritë e Apelit dështoi, pasi anjë prej tyre nuk shfaqi interes.
Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka pasur 19 kandidatë nga prokuroritë shqiptare, ku nga këta tetë kanë vetingun, shtatë janë shkarkuar dhe tre janë ende në proces, ndërsa Arta Marku u tërhoq pas zgjedhjes si kryeprokurore e përkohshme.
Reshjet bllokojnë autostradën, kaos në Tiranë, përmbyten shumë qytete. Emergjencat: Mbylluni në shtëpi (foto, video)
Ashtu si ishte njoftuar mëngjesi i sotëm i gjeti zona të vendit të përmbytura, kaos në trafik, paralizim qarkullimi në shumë të tjera dhe banesa e biznese të përmbytur. Autostrada Tiranë-Durrës në segmentin kthesa e Kasharit – Vorë u bllokua nga vërshimi i ujërave. Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina.
Bllokohet kthimi dhe kompensimi i pronave
Procesi i Kthimit dhe kompensimit të pronës aktualisht është bllokuar. Qeveria deklaroi se do të niste zbatimin e ligjit të ri të pronave përpara se Këshilli i Evropës të shprehej zyrtarisht mbi të dhe para se Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg të merrte në shqyrtim dosjet e shumta të pronarëve, që janë depozituar në vite. Kreu i Agjencisë së Trajtimit të Pronës, siç quhet aktualisht AKKP, Sonila Qato, tha në dhjetor se ligji do të hynte në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
Rritet tensioni për refugjatët, bllokohet rruga e Ballkanit
Janë rritur tensionet në mesin e mijëra emigrantëve, që po drejtohen për në veri nëpërmjet shteteve të Ballkanit, ndërsa rruga e tyre për në Europën Perëndimore është bllokuar nga kontrollet e reja. Kroacia i ka kërkuar fqinjit të saj verior, Sllovenisë, të pranojë 5 mijë emigrantë çdo ditë, por Sllovenia ishte dakord vetëm për gjysmën e këtij numri. Një zyrtar tha për BBC se Kroacia nuk do të ketë më dhoma në kampet e saj tranzit brenda disa ditësh. Autobusët e mbushur me njerëz u drejtuan për në Serbi në 19 tetor.