emri i Maqedonisë
Kisha Maqedonase kundër ndryshimit të emrit
Kisha Maqedonase ka rikonfirmuar qëndrimin se është kundër ndryshimit të emrit për Maqedoninë. "Emri i Kishës dhe i vendit duhet të mbetet i pandryshuar”-thuhet në një deklaratë të Kishës, cila refuzon çdo rishikim të emrit "Maqedoni".
Gjatë punimeve vjetore, Këshilli i Kishës Ortodokse të Maqedonisë - Kryepeshkopata e Ohrit" bëri një rkonfirmim të pozicionit se as vendi dhe as Kisha nuk duhet të ndryshojnë emërtim.
Dy zhvillime në të mirë të paqes*
E marta e 12 Qershorit të këtij viti solli dy zhvillime me rëndësi simbolikisht jetike, si në aspektin rajonal, ashtu dhe në atë global. Një takim e shtrëngim duarsh nga njëra anë dhe dy biseda telefonike nga ana tjetër synojnë të vijëzojnë dinamikën e politikës së jashtme për dekadat që do të vijnë. Pyetja që ngrihet është se cilat janë pritshmëritë e lidershipit protagonist të vendeve përkatëse, ndërkohë që nuk mund të abuzohet me bindje të nxituara mbi të ardhmen ndërkombëtare.
Zaev zgjedh emrin e ri të Maqedonisë
Pa përmendur detaje, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias tha se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka zgjedhur variantin përfundimtar të emrit të Maqedonisë.
"Sot morëm hapin vendimtar"- tha shefi i diplomacisë greke duke iu referuar komunikimeve telefonike që Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev kishin këtë të hënë.
Kotzias: Emri "Sllavomaqedonia" nuk pranohet nga shqiptarët
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka përmendur, ndoshta për herë të parë, se implikimet për çështjen e emrit të Maqedonisë, lidhen edhe me faktorin shqiptar. Gjatë një interviste për tv Antena 1, Kotzias është pyetur për variante Sllavomaqedonia dhe Maqedonia e Re, me idenë nëse kompromisi merr parasysh kriterin gjeografik apo edhe diçka tjetër.
Sipas ministrit, emri i parë përjashtohet sepse atë e kundërshtojnë shqiptarët.
Greqia kërkon aleancë me shqiptarët për emrin e Maqedonisë
Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, do të takohet të premten në Athinë me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias. Sipas medias greke, kjo vizitë inkuadrohet në përpjekjet për gjetjen e një rrugëdaljeje në çështjen e emrit, që ka krijuar një ngërç konstant në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë prej më shumë se 20 vjetësh.
Në fakt, strategjia e Athinës, për një përafrim me udhëheqësit e shqiptarëve në Maqedoni, ka filluar që në vitin 2013, kur Ali Ahmeti ishte takuar po në Athinë me ministrin e atëhershëm të punëve të jashtme, Evangelos Venizelos dhe atë të mbrojtjes, Avramopulos.
Ministri i Jashtëm grek kërkon mendimin e Agimit të Artë për emrin e Maqedonisë
Një parti e etiketuar si prorendëse e ekstremit të djathë dhe nacionalizmit radikal me drejtues të saj të akuzuar për krijim të organizatës kriminale, por kjo nuk e ka penguar ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias të kërkojë mendimin e kreut të Agimit të Artë, Nikos Mihaliolakos për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Letëra drejtuar Mihaliolakos i përket periudhës pas mbledhjes të Këshillit Kombëtar të Poitikës së Jashtme thirrur në 22 korrik të këtij viti nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe është konfirmuar nga Ministria e Jashtme greke.