Kisha Maqedonase kundër ndryshimit të emrit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/10/Kisha_2018_10_07_12.jpg?itok=lvv7fkwz)
Kisha Maqedonase ka rikonfirmuar qëndrimin se është kundër ndryshimit të emrit për Maqedoninë. "Emri i Kishës dhe i vendit duhet të mbetet i pandryshuar”-thuhet në një deklaratë të Kishës, cila refuzon çdo rishikim të emrit "Maqedoni".
Gjatë punimeve vjetore, Këshilli i Kishës Ortodokse të Maqedonisë - Kryepeshkopata e Ohrit" bëri një rkonfirmim të pozicionit se as vendi dhe as Kisha nuk duhet të ndryshojnë emërtim.
Në mënyrë të veçantë në rezolutën e miratuar, kryepeshkopët konfirmojnë qëndrimin e kishës, dorëzuar më 26 dhjetor 2017, i cili parashikon "pozitën e pandryshuar kushtetuese të gjuhës maqedonase, duke ruajtur karakterin unitar të Maqedonisë dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar."
Gjithashtu, anëtarët e bordit u bënë thirrje të gjithë aktorëve politikë në vend të "miratojnë një qëndrim të përgjegjshëm në këto kohë të vështira për vendin , plot me sfida, duke rekomanduar që të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për të ruajtur identiteti kombëtar dhe shpirtëror të popullit maqedonas, si dhe çdo gjë maqedonase”.
Add new comment