Zaev zgjedh emrin e ri të Maqedonisë
Pa përmendur detaje, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias tha se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka zgjedhur variantin përfundimtar të emrit të Maqedonisë.
"Sot morëm hapin vendimtar"- tha shefi i diplomacisë greke duke iu referuar komunikimeve telefonike që Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev kishin këtë të hënë.
Kotzias theksoi se zgjidhja e çështjes së emrit është në interes të Greqisë dhe theksoi se tani që vendi po del nga kriza ekonomike i gjithë rajoni duhet të hyjë në një fazë zhvillimi. "Është koha që diplomacia greke të vendosë se çfarë është e dobishme për vendin"-tha Kotzias.
"Ne duam një marrëveshje të qëndrueshme ku do të fitojë të dyja palët. Ne kemi shumë interesa të përbashkëta me Maqedoninë dhe nëse zgjidhet çështja e emrit, të dy vendet do të bëhen partnerët më të afërt në Ballkan"- shtoi ministri i Jashtëm grek.
Sipas Kotzias, Zaev ka zgjedhur njërin nga tre emrat që janë në tryezë, Maqedonia e Re, Maqedonia e Epërme dhe Maqedonia e Epërme.
Ai sqaroi se sa i përket gjuhës, ajo nuk ka të bëjë me greqishten e lashtë, nuk pretendon ndonjë trashëgimi apo ndonjë gjë që lidhet me Maqedoninë e lashtë me Maqedoninë greke dhe se është një gjuhë që i takon në familjes sllave.
Add new comment