pnas
Shkenca dhe ngacmimet seksuale në arsimin e lartë - rasti i SHBA*
Ngacmimet seksuale janë të shumta në botën akademike. Kjo del nga një raport i vitit 2018 i botuar nga Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë. Si anëtarë të komitetit që është autor i këtij raporti, ne ua kemi paraqitur gjetjet e tij kolegjeve dhe universiteteve në të gjithë vendin(në SHBA). Ka qenë kënaqësi të shohësh kaq shumë udhëheqës që duan të adresojnë ngacmimet seksuale në institucionet e tyre. Por, strategjitë që shumë nga këta udhëheqës po ndjekin, thjesht nuk funksionojnë.
Studimi në SHBA: Pozicionet e larta në punë, njësoj të arritshme, por më pak të dëshirueshme nga femrat
PNAS publikon një studim bazuar mbi sondimin konkret në SHBA, sipas të cilit ndonëse promocioni në fusha të ndryshme, perceptohet njësoj i arritshëm, është më pak i dëshirueshëm nga femrat sesa nga meshkujt. Kjo pasi siç thuhet në studim, femrat perceptojnë se me rritjen në karrierë do të ketë më shumë pasoja negatigve, çka i bën ato më pak të angazhuara. “Vihet re një diferencë e madhe dhe e qëndrueshme gjinore në qëllimet kryesore të njerëzve.