paloka

Demokracia në veprim/Majtas: Në Tiranë. Djathtas: Në Romë

Postuar në 14 Shkurt, 2019 16:44

Boja e Palokës mbi Ramën ka provokuar shpërthimin e një arsenali sharjesh, akuzash e deri hipotezash qytetërimore që e ndajnë botën shqiptare në Ne dhe Ata. Shkëlqejnë në këtë lukuni progresistësh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që krahasoi opozitën me skenarin Gruevski dhe kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj që gjeti rastin ta lajë veten për të thënë se termin “shpellar” e ka përdorur për PD-në jo për protestesusish.

E skuqën, e bënë me bojë(video)

Postuar në 14 Shkurt, 2019 11:58

Seanca e sotme parlamentare ka qenë e pazakonshme edhe për standardin shqiptar.

Deputeti demokrat Edi Paloka ka hedhur bojë mbi kryeministrin, pas qëndrimeve të këtij të fundit ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndonëse përmes një deklarate për shtyp PD-ja thotë se akti lidhet me bullizmin e Ramës ndaj Palokës për mënyrën e të folurit të këtij të fundit.

Në sallë ndodhej edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Telat Xhaferri.

Këmbora e shurdhuar e antikomunizmit

Postuar në 16 Shtator, 2017 16:56

Partia Demokratike ka shpikur së fundmi një “betejë” mediatike që synon të pajtojë atë me karrocën e antikomunizmit. Një temë e vjetër në këtë tranzicion të gjatë, e kompromentuar dhe tallur nga kjo parti. 
Si nxitje për këtë “argument” oksigjenues për PD-në është prishja e një kulle në veri të vendit, që sipas PD-së është e Prek Calit të cilin ajo e cilëson si antikomunist. 
Grotesku vazhdon edhe më tej me një status të numrit tre të PD-së, Edi Paloka që gjen rastin të denoncojë sjelljen e deputetit Tomë Doshi. 

Nënkryetarët japin garanci: Gara në PD, e ndershme. Pse nuk dorëhiqet Basha atëherë?

Postuar në 03 Korrik, 2017 15:08

Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe Edi Paloka kanë dalë sot me një deklaratë për shtyp përmes së cilës sqarojnë procedurat e ndjekura për garën për kryetar të PD-së, statutin e saj etj..Në një farë mënyre dy zyrtarët japin këtu një qëndrim zyrtar për shqetësimet dhe kërkesat e bëra këto ditë.

Paloka: Nuk ka përplasje mes PD dhe SHBA, kryeministri sillet si zëdhënës i ambasadorit

Postuar në 11 Tetor, 2016 10:53

Qëndrimet e ambasadorit amerikan për reformën në drejtësi ekspozuan një panoramë të raportit që selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara ka me palët politike në Shqipëri. Nga njëra anë Partia Socialiste dhe kryeministri Rama që janë dorëzuar pa kushte dhe nga ana tjetër Partia Demokratike dhe Lulzim Basha që janë përplasur verbalisht me ambasadorin amerikan.

PD ndërpret për 10 ditë marrëdhëniet me parlamentin, në pikëpyetje takimi Rama-Basha

Postuar në 28 Maj, 2016 11:06

Grupi parlamentar i PD  u mblodh sot paradite pas përjashtimit me 10 ditë të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Byroja e Kuvendit. Demokratët vendosën që të ndërpresin për 10 ditë çdo marrëdhënie me parlamentin,  duke vlerësuar se përjashtimi i Sali Berishës është një përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës. Kryetari i Partisë Demokratike reagoi duke e cilësuar vendimin e mazhorancës shenjë të krizës së rëndë ku gjendet Edi Rama.

PD sulm KQZ-së, po fsheh "biografinë" e të inkriminuarve

Postuar në 19 Maj, 2016 11:46

Partia Demokratike akuzoi Komisionin Qëndror të zgjedhjeve se nuk po publikon formularët e dekriminalizimit për funksionarët e zgjedhur, duke aluduar se me urdhër të Edi Ramës ky institucion po fsheh pasqyrën kriminale të të zgjedhurve me preçedentë. "Kuvendi i Republikës e ka urdhëruar KQZ që ta bëjë këtë publikim, por KQZ nuk e ka bërë. Shkelja e këtij urdhëri, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni, i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale.

PD-ja vihet në lëvizje zyrtarisht për projektin e stadiumit

Postuar në 04 Maj, 2016 11:05

Partia Demokratike vihet në lëvizje zyrtarisht për çështjen e stadiumit të ri, “Arena Kombëtare”. Kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka, i ka nisur një letër presidentit të Federatës Shqiptare të Futbolllit, Armando Duka dhe kryeministrit, Edi Rama, përmes së cilës kërkon informacion për:

Opsioni i PD-së: Zgjedhje, pastaj reformë në drejtësi

Postuar në 14 Mars, 2016 16:08

Majko hodhi gruin e zgjedhjeve të parakohshme dhe PD-ja, apo një pjesë e saj po i rend nga pas. Edi Paloka, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, deklaroi sot në një prononcim për Top-Channel, se reforma në drejtësi është mirë të bëhet pas zgjedhjeve të parakohshme. “Ka edhe një rrugë tjetër. Ka zgjedhje dhe pastaj reformë. Sepse përderisa kemi qartazi vullnet të munguar nga Edi Rama për të bërë edhe reformën në drejtësi, pse jo, këtë reformë mund ta bëjë Parlamenti i ardhshëm me një vullnet të plotë”, tha Paloka. A mund të jetë ky skenar real?

Pages

Subscribe to RSS - paloka