Nënkryetarët japin garanci: Gara në PD, e ndershme. Pse nuk dorëhiqet Basha atëherë?
Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe Edi Paloka kanë dalë sot me një deklaratë për shtyp përmes së cilës sqarojnë procedurat e ndjekura për garën për kryetar të PD-së, statutin e saj etj..Në një farë mënyre dy zyrtarët japin këtu një qëndrim zyrtar për shqetësimet dhe kërkesat e bëra këto ditë.
Nuk ja vlen të harxhosh një sekondë të lexosh atë dokument që mëton të jetë garanci për garë të ndershme, teksa të vjen ndërmend kjo pyetje: Nëse gara është e ndershme dhe e garantuar, pse Lulzim Basha nuk jep dorëheqjen nga detyra e kryetarit? Dhe cila është ajo situatë kur kryetari i një force politike ngrin veten, ndërkohë që ai ose jep dorëheqjen, ose shkarkohet? Nëse ai pretendon se nuk ka humbur, por se votat i janë vjedhur, dorëheqja nuk e bën që të hyjë në garë si humbës, por si një kandidat që moralisht është i larë. Aq më tepër që në PD po thuhet se votat nuk vidhen në garën brenda partisë.
Kjo është çështja që i vë minat një procesi që nëse zhvillohet kështu si ka nisur, do t’u interesojë vetëm fjalëkryqeve të gazetave.
Add new comment