PD-ja vihet në lëvizje zyrtarisht për projektin e stadiumit
Partia Demokratike vihet në lëvizje zyrtarisht për çështjen e stadiumit të ri, “Arena Kombëtare”. Kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka, i ka nisur një letër presidentit të Federatës Shqiptare të Futbolllit, Armando Duka dhe kryeministrit, Edi Rama, përmes së cilës kërkon informacion për:
“Projektin e miratuar nga KKT; kontratën e partneritetit publik-privat; kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime ku pasqyrohet qendrimi i mbajtur nga përfaqësuesit e shtetit; procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e firmës fituese; dokumentacionin e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT në miratimin e këtij projekti”.
Në thelb PD-ja kërkon informacion për procedurat e ndjekura për një projekt që ka ngjallur shumë debate. Por edhe spelullime, pasi informacione të shumta flasin për lobime gjithafarësh ndaj këtij projekti, për interesa të caktuara, përtej problemeve që ai paraqet.
Add new comment