Blloku Alternative

A ishin vitet '90 më të mirat e historisë?!

Postuar në 21 Nëntor, 2024 19:55

Brezit që po e dëgjon këtë më 2095. Unë kam vdekur shumë vite më parë. Vitet ’90 ishin dekadat më të mira në historinë njerëzore. Një dashuri

Ky mesazh është postuar tre vjet më parë nga një përdoures “i zakonshëm” në një postim në Youtube të hitit të famshëm të 2Pac, “California love” dhe pasohet nga 598 përgjigje.

Arkivat greke/Ioannidis nuk informoi as shërbimet e veta sekrete për grushtin e shtetit ndaj Makarios në Qipro

Postuar në 15 Nëntor, 2024 16:38

Gazeta “Kathimerini” shkruan sot për një element jo pa rëndësi të ngjarjeve të vitit 1974 kur junta greke organizoi një grusht shteti ndaj presidentit të Qipros, kryepeshkopit Makarios. Sipas dokumenteve të shërbimit sekret grek që janë zbardhur me rastin e 50-vjetorit të pushtimit turk të Qipros, evidentohet se ish-agjencia inteligjente e Greqisë në atë kohë, nuk kishte dijeni për vendimin e Juntës për puç në Qipro, menduar për datën 15 korrik 1974.  

Mesdheu, motorr kaosi klimatik

Postuar në 02 Nëntor, 2024 10:25

Përgjatë këtij viti, Evropa Jugore përjetoi valë të nxehti, thatësia, ciklone e përmbytje, duke konfirmuar se zona e Mesdheut është në ballë të një transformimi që rrezikon të bëhet normalitet.

Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt: në pesë vitet e fundit ajo ka regjistruar një rritje mesatare të temperaturës prej 2.3°C krahasuar me epokën para-industriale, shumë mbi mesataren globale prej 1.3° (të dhënat e Copernicus).

Pas Arktikut, zona e Mesdheut është më e prekura nga ndryshimet klimatike. Mesdheu nxehet 20% më shpejt se të gjithë të tjerët.

Letër e vjetër e Mbretit Charles: Kisha Orthodhokse, e vetmja e paprekur nga korrektesa e neveritshme politike

Postuar në 01 Nëntor, 2024 15:33

Gazeta britanike “The Telegraph” shkruante dje për një “letër të sapozbuluar” të mbretit Charles në të cilën monarku britanik vlerëson Kishën Othodhokse si të vetmen që nuk është prekur nga:

korrektesa e neveritshme politike

Një mision ezoterik drejt Tibetit

Postuar në 28 Tetor, 2024 19:15

 

Një vit para fillimit të Luftës së Dytë Botërore pesë oficerë të trupave SS (Schutzstaffel) ndërmorën një ekspeditë në rajonet e Himalajeve për të zbuluar gjurmë të racës së hershme ariane që i kishin mbijetuar pasojave të një rënieje së një asteoridi mbi sipërfaqen e Tokës.

Si u bë Çekosllovakia komuniste fuqi botërore në prodhimin e LSD-së

Postuar në 25 Tetor, 2024 17:41

 

Pse ishte Çekosllovakia e viteve 1960 prodhuesi dhe eksportuesi kryesor i LSD-së? Dhe si ia dolën psikiatrët atje, nën kujdesin e policisë sekrete dhe inteligjencës ushtarake, të eksperimentojnë lirshëm me këtë substancë shumë kohë pasi ajo ishte ndaluar në të gjithë botën?

Më e pabesueshmja në lidhje me këtë histori është se ajo nisi shumë kohë përpara epokës së Pushtetit të Luleve, lëvizjes kundërkulturë dhe Pranverës së Pragës 1968, në një të kaluar të largët dhe të zymtë: gjatë viteve të para të sundimit komunist në Evropën Lindore.

Zbulohet një varrezë vikinge e vitit 900

Postuar në 15 Tetor, 2024 23:35

Zbulimi i fundit në një fshat në Danimarkën qendrore mund të zgjerojë njohuritë e deritanishme për vikingët. Një vend varrimi, që përmban rreth 50 skelete të ruajtura "jashtëzakonisht mirë » është zbulimi i një grupi arkeologësh të drejtuar nga Michael Borre Lundø.

Spekullime se kriptografi Peter Todd është krijuesi i BitCoin

Postuar në 10 Tetor, 2024 19:04

Një dokumentar i HBO arrin në përfundimin se krijuesi i BitCoin është kriptografi Peter Todd. Pas monedhës së parë elektronike është thënë deri tani se është Satoshi Nakamoto, një pseudonim ky për një apo disa individë që kanë ideuar dhe krijuar bazën e të dhënave blockchain.

Kolegji Europian i Tiranës, prezantohen detaje të projektit (FOTO)

Postuar në 09 Tetor, 2024 13:18

Oppenheim Architecture ka zbuluar dizajnin për kampusin e ri të Kolegjit të Evropës në Tiranë, Shqipëri.

Pse shohim fytyra në objektet pa jetë?

Postuar në 07 Tetor, 2024 18:33

Në vitin 1994, stilistja e bizhuterive nga Florida, Diana Duyser zbuloi atë që ajo besonte se ishte imazhi i Virgjëreshës Mari në një sanduiç djathi të pjekur në skarë, të cilin e ruajti dhe më vonë e nxori në ankand për 28 000 dollarë. Por sa e kuptojmë realisht pareidolinë, fenomenin e të parit të fytyrave dhe modeleve në objekte kur ato nuk janë vërtet aty?

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative