Zbulohet një varrezë vikinge e vitit 900
Zbulimi i fundit në një fshat në Danimarkën qendrore mund të zgjerojë njohuritë e deritanishme për vikingët. Një vend varrimi, që përmban rreth 50 skelete të ruajtura "jashtëzakonisht mirë » është zbulimi i një grupi arkeologësh të drejtuar nga Michael Borre Lundø.
Skeletet janë ruajtur mirë falë kimisë së favorshme të tokës. Varreza doli në dritë rastësisht vitin e kaluar gjatë një studimi që po u bëhej zonës përpara se të niste rinovimi i linjës së energjisë elektrike në periferi të fshatit Aasum, 5 kilometra (3 milje), në verilindje të Odense, qyteti i tretë më i madh i Danimarkës.
Analiza e ADN-së së marrë prej tyre do të rindërtojnë historitë e detajuara të jetës, si dhe të shikojnë modelet sociale në Epokën e Vikingëve, të tilla si farefisnia, modelet e migrimit etj.
Gjatë epokës së vikingëve, e konsideruar si nga viti 793 deri në vitin 1066 pas Krishtit, skandinavët e njohur si Vikingët ndërmorën bastisje në shkallë të gjerë, duke kolonizuar, pushtuar dhe tregtuar në të gjithë Evropën, madje arritën në Amerikën e Veriut.
Vikingët e zbuluar në Aasum ka të ngjarë të mos ishin luftëtarë. Varreza mendohet se i përket një komunitet rural, i vendosur 5 kilometra nga një kështjellë në atë që tani është Odense qendrore.
Vendvarrimi prej 2 000 metrash katrorë mban eshtrat burrash, grash dhe fëmijësh.
Mendohet se njerëzit janë varrosur aty midis viteve 850 dhe 900 pas Krishtit.
Arkeologët thonë se shumë nga artefaktet e gjetura në to vijnë nga shumë përtej kufijve të Danimarkës, duke hedhur dritë mbi rrugët e gjera tregtare të vikingëve gjatë shekullit X.
Add new comment