Blloku Alternative
Mbreti i Spanjës, mashkulli më elegant në botë
Mbreti i Spanjës ka një kurorë të dytë: atë të mashkullit të veshur më bukur. Në turneun e tenisit në Uimbëlldon, Filipi i Spanjës ra në sy për elegancën në veshje. “A është mbreti i Spanjës ikonë stili për meshkujt”, ishte tituli i “The Times”, Daily Mail gjeti rastin ta krahasonte me liderët që morën pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius, ndërsa revistat e modës Tatler dhe Vanity Spain e vunë në kopertinë.
Paraqitja e tij e patëmetë u vu në pah akoma më shumë nga disa komente të Derek Guy, një ekspert i famshëm i modës mashkullore.
“Eksperimentet e dështuara” ishin të pashmangshme. Goditjen në ushtri e orkestroi Mehmet Shehu
Papagajtë mësojnë 'video call'
Një eksperiment i kryer me papagajtë tregoi se ata përshtaten shumë shpejt me bisedat përmes thirrjeve me video. Studiuesit nga Universiteti Northeastern, Universiteti i Glasgow dhe MIT I paraqitën konkluzionet e këtij studimi në Proceedings of the 2023 CHI Conference on Human Factors in Computing Systems.
Nuk mund ta pranoj që burri im ishte kriminel*
Qatar Airways “shkrin” klasin e parë
Qatar Airways, linja ajrore më e mirë në botë, nuk do të ofrojë më shërbimin e klasit të parë. Avionët e gjeneratës së ardhshme nuk do t’i kenë sediljet e klasit të parë, sipas shefit Ekzekutiv, Akbar Al Baker.
Motori i ndihmës së shpejtë zëvendëson ambulancën
Në Turqi, ndihma e parë në raste aksidentesh do të jepet nga personel mjekësor që mbërrin në vendngjarje me motor. Motoçikletat kanë zënë vendin e autoambulancave, veçanërisht në zonat ku bllokimi i trafikut është i shpeshtë.
Rreth 60 të tilla u vunë në shërbim të qytetarëve në të gjithë vendin, duke asistuar rreth 500 të tillë.
Motoambulancat kanë një ndihmës mjekësor dhe një teknik të urgjencës mjekësore, të cilët i japin pacientit ndihmën e parë. Motoçikletat-ambulancë kanë pothuajse të gjitha pajisjet e disponueshme.
Ndryshimi i figurës së politikanit: Nga të përjetshëm në "rock stars" që pas mandatit kërkojnë punë
Në një shënim të vetin, kryeredaktori i gazetës greke, “Kathimerini”, Alexis Papachelas, bën një vëzhgim të rëndësishëm për kohën e sotme politike. Rënia e papritur, kohëzgjatja e shkurtër e atyre që ai I quan Rock Star-ët e politikës. Teksa vë në dukje se gjërat kanë ndryshuar në rrafsh global, Papachelas krahason karrierën e njerëzve si Miterrand, Kohl, Papandreou me politikanët e sotshëm, që në majat e suksesit kalojnë para publikut si të domosdoshëm.
Jovanka e Titos, pushtet dhe modë në Jugosllavi
Ndërron jetë Robert Hansen, "spiuni më i dëmshëm në historinë e ShBA-ve"
Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare, Robert Hansen, ish-zyrtar i Byrosë Federale të Hetimit(FBI) që konsiderohet si njolla më e madhe në historinë e goditjeve të spiunazhit të huaj ndaj ShBA. Mjafton vetëm fakti që veproi 24 vjet pa u pikasur ndonjëherë për të kuptuar jo vetëm dëmin, por edhe trukimin që iu bë FBI-së në administrimin e informacionit të vjelë.
Hansen u arrestua në vitin 2001 pas kishte lënë dokumente për operativët rusë që e udhëzonin.
Hansen ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg të Colorados.
Puthja e parë në histori
Puthja e parë e dokumentuar në histori u dha 4500 vjet më parë në Mesopotami, 1000 vjet më herët sesa pretendohej deri tani. Një studim i publikuar në revistën «Science» e vendos origjinën e këtij zakoni në Azinë Jugore. Studimi i kryer nga Universiteti Danez i Kopenhagës rivlerëson njëkohësisht rolin e panjohur të puthjes në transmetimin dhe përhapjen e viruseve tek njerëzit.