Fischer - Karpov, përballja e pamundur e Luftës së Ftohtë

Postuar në 23 Gusht, 2023 18:12

Wilson Center shkuante pak ditë më parë për një episod interesant të Luftës së Ftohtë që lidhet me sportin e shahut. Në arkivat ruse të Historisë Bashkëkohore gjendet një material që sipas kërkuesit Vassily Klimentov dëshmon një përpjekje për të organizuar një lojë shahu mes Bobby Fisher dhe të Anatoly Karpov, kampioni sovjetik i kohës. Sipas Klimentov ngjarjet janë shtjelluar në një libër të autorëve Dmitry Plisetsky dhe Sergey Voronkov, por dokumentet e arkivit, sipas tij, sqarojnë kontekstin se përse ndeshja nuk bë. Ose më mirë: nuk u lejua të zhvillohej. 

Në vitin 1975 Karpov u shpall kampion bote duke riafirmuar superioritetin e Bashkimit Sovjetik në këtë sport, 3 vjet pasi Fischer kishte mundur Boris Spaskyn.

Fitoret e Fischer mbi mjeshtrat e mëdhenj sovjetikë ishte një goditje për Bashkimin Sovjetik, çka pati jehonë deri në nivelet më të larta të Partisë Komuniste. Një kampion amerikan shahu i vetërealizuar, që kishte perfeksionuar lojën e tij duke studiuar gazeta shahu, sovjetike dhe të huaja, kishte mundur të gjithë lojtarët sovjetikë. Duke bërë kështu, ai kishte(me gjasë me të drejtë) akuzuar lojtarët sovjetikë për marrëveshje gjatë turneve për të siguruar që një sovjetik të dilte përherë në krye. Akuzat e fundit e Fischer kishte detyruar Federatën Ndërkombëtare të Shahut që të ndryshonte rregullat e turneve

shkruan Klimentov.

Konteksti i përballjes ishte me natyrë politike në një kohë ku suksesi personal ishte sukses kombëtar. I trajtuar si hero, Karpov, si përfaqësues i një brezi të ri lojtarësh shahu dhe, shihej në BS si ndër më të talentuarit në histori. Por tituli i tij si kampion bote nuk erdhi si pasojë e fitores mbi Fisher, por për shkak se ky i fundit u penalizua sepse nuk pranoi formatin e ndeshjes. Kjo vuri në pikëpyetje legjitimitetin e kampionit Karpov, që nuk ishte provuar në një ndeshje direkte me Fisher. Klimentov shkruan se arkivi shtetëror rus ka prova dokumentare që dëshmojnë se Karpov kërkoi të organizohej një ndeshje përballë Fisherit duke iu drejtuar për leje organeve drejtuese të Partisë Komuniste.

Në tetor 1976, Karpov i shkruajti një letër Sergey Pavlov, Kryetar i Komitetit për Kulturën Fizike dhe Sportin në Këshillin e Ministrave të BS-së. Një aparatçik me ndikim, Pavlov kishte ardhur në këtë detyrë pas drejtimit të të fuqishmit Komsomol për nëndë vjet…Në letrën e tij Karpov shtronte disa pika interesante.

Së pari ai shpjegonte se kishte takuar Fischer në Tokio në korrik 1976, siç këmbëngulte ai, me nismën e Fisher. Aty, ky i fundit, kishte sugjeruar që ata të luanin një ndeshje publike kundër njëri-tjetrit. Për të kënaqur zyrtarët partiakë, Karpov vinte në dukje menjëherë se “i kuptontë shumë mirë jo vetëm sportet, por gjithashtu aspekte të tjera që një lojë e tillë përfshinte” dhe ndaj, duke mos refuzuar në parim, ai nuk i dha Fischer një përgjigje. Teksa sqaronte mendimet e tij mbi ofertën e Fischer, është e qartë se Karpov vetë ishte shumë pro zhvillimit të ndeshjes

thekson Klimentov.

Sipas kampionit sovjetik një përballje me Fischer ishte e pashmangshme, pasi nësi lojtari amerikan rikthehej, ai do të mundte të gjithë lojtarët e tjerë dhe vetëm Karpov mund ta ndalte atë.

Nuk ka arsye për mua të shmangem nga përballja në shah me amerikanin. Atdheu ynë ka nevojë për një mbret të shahut dhe jo siç shkruan shtypi i huaj – një princ me prerogativat e një mbreti

citohet letra e Karpov.

Nisur nga pritmëritë mbi këtë ndeshje, në lëvizje u vinë edhe zyrtarë të FIDE-s. Florencio Campomanes, më vonë president i FIDE-s, udhëtoi drejt Moskës ku e diskutoi çështjen e organizimit të ndeshjes me liderin sovjetik, Leonid Brezhnjev në dhjetor të vitit 1976. Sovjetikët e dinin që Campomanes kishte organizuar dy takime jozyrtare mes Fischer dhe Karpov në Filipine dhe me një këmbëngulje unike, kishte adresuar një letër për Brezhnjevit përmes presidentit filipinas, Marcos.

Campomanes u tha sovjetikëve se Filipinet ishin të gatshme të garantonin një çmim 3 milionë dollarë për lojën

thuhet në dokumentacion, një shifër rekord nëse mbahet parasysh se ndeshja Fischer-Spasky e vitit 1972 e kishte çmimin 250 000 dollarë.

Mirëpo qëndrimi sovjetik nuk ndryshoi. Jo! Ndeshja nuk mund të mbahej dhe me ndërhyrjen filipinase u bë e qartë se lobimi i Karpov për zhvillimin e saj kishte qenë më i madh nga sa kishte treguar ai. Kapur pas elementëve teknikë dhe kërkesave të Fischer, pala sovjetike nuk donte të rrezikonte një titull të marrë me aq mundime. Sipas analizave që u bënë në atë kohë, çdo ndeshje, pavarësisht se jo për titullin zyrtar, rrezikonte të vinte në diskutim legjitimitetin e Karpov duke imponuar kërkesën për një ndeshje zyrtare.

Në vitin 1977 megjithatë Pavlov mori lejen e ideologut sovjetik, Mikhail Suslov për të, pas disa arritjeve të Karpov dhe sigurisë se tani ai kishte më shumë shanse ndaj Fischer. Mbetet e paqartë pse kjo nuk ndodhi sërish, ndërkohë që duhet thënë se Fischer nuk pranoi kurrë të bëhej pjesë e politikës amerikane në këtë drejtim.

Ai mbeti vetvetja dhe refuzoi të bëhej një ambasador i kulturës së Perëndimit

nënvizon Klimentov që shton se tensioni dhe sikleti me Bobby Fisher u qetësua në Bashkimin Sovjetik me shfaqjen e Gary Kasparov, talenti i pakonkurueshëm që e inkuadroi shahun si “një çështje sovjetike”.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.