Qatar Airways “shkrin” klasin e parë
Qatar Airways, linja ajrore më e mirë në botë, nuk do të ofrojë më shërbimin e klasit të parë. Avionët e gjeneratës së ardhshme nuk do t’i kenë sediljet e klasit të parë, sipas shefit Ekzekutiv, Akbar Al Baker. Al Baker tha se investimi në vendet luksoze në avion, është më i madh se fitimi.
Heqja e klasit të parë në rrugët me distanca të gjata nuk është pa rrezik strategjik. Ky veprim bie ndesh me imazhin me pesë yje të Katarit dhe me një trend të industrisë, sipas të cilit linjat ajrore nga Deutsche Lufthansa AG te Qantas Airways Ltd te Air France kanë dyfishuar ofertat e tyre të nivelit të lartë. CEO i Lufthansa, Carsten Spohr, ka thënë se gjithnjë e më shumë udhëtarë po kërkojnë trajtim të veçantë dhe se pjesa e përparme e avionit të tij nuk ka qenë kurrë më e mbushur.
Për Al Baker, megjithatë, e ardhmja qëndron te kategoria Bussines class, për të cilin Katari ofron produktin e tij "Q-suite". Kjo është arsyeja pse nuk do të ketë klas të parë në aeroplanët e ardhshëm të gjeneratës së ardhshme Boeing Co. 777X. Këta avionë do të jenë më të mëdhenjtë me të cilët operon linja ajrore, pasi kjo e fundit të nxjerrë përfundimisht në pension të 10 avionët e saj Airbus SE A380, të cilët ende përmbajnë 8 ulëse të klasit të parë.
Ndarja e kabinës në klase janë bërë më elastike me kalimin e viteve. Klasi i parë ka mbetur më shumë si një “territor” që klientët e korporatave e kufizojnë tek drejtuesit kryesorë, ose që tërheq pasagjerë të zakonshëm që kërkojnë një përvojë udhëtimi të tillë një herë në jetë.
Shumica e linjave ajrore operojnë me katër opsione udhëtimi: Economy class, Economy Premium, Bussines Class dhe First Class.
Qatar Airways është vlerësuar rregullisht me çmimin më të lartë në Skytrax World Airline Awards.
Add new comment