Motori i ndihmës së shpejtë zëvendëson ambulancën

Postuar në 09 Korrik, 2023 17:35

Në Turqi, ndihma e parë në raste aksidentesh do të jepet nga personel mjekësor që mbërrin në vendngjarje me motor. Motoçikletat kanë zënë vendin e autoambulancave, veçanërisht në zonat ku bllokimi i trafikut është i shpeshtë.

Rreth 60 të tilla u vunë në shërbim të qytetarëve në të gjithë vendin, duke asistuar rreth 500 të tillë.

Motoambulancat kanë një ndihmës mjekësor dhe një teknik të urgjencës mjekësore, të cilët i japin pacientit ndihmën e parë. Motoçikletat-ambulancë kanë pothuajse të gjitha pajisjet e disponueshme.

Në Ankara, dy motoambulanca ofrojnë shërbime të kujdesit shëndetësor nga ora 08:00 deri në 20:00.

Osman Eriklioğlu, një nga mjekët që punon në terren, thotë se ka rreth 10 raste në ditë dhe rreth 250 raste në muaj.

Karakteristika që dallon ambulancat-motoçikleta nga ambulancat e zakonshme është aftësia e tyre për të arritur te pacienti më shpejt për t'i dhënë ndihmën e parë dhe për të bërë të mundur që pacienti të transportohet duke thirrur ambulancën nëse është e nevojshme”, thotë Eriklioğlu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.