Blloku Alternative
Krishti me ngjyrë, një deklaratë radikale në Amerikën e 150 viteve më parë
Një pikturë në dritaren e një kishe në Rhode Island e paraqet Krishtin si njeri me ngjyrë. Piktura në xham është bërë 147 vjet më parë nga Henry Sharp, një piktor i njohur i xhamit në shekullin XIX.
Në vend të një shenjtori të vetëm, piktura është një narrativë e plotë. Jezusi shfaqet me tre grave, të gjitha me lëkurë kafe të errët.
Pse mbajmë mend më shumë nga leximi në print sesa nga ai dixhital?
Naomi S. Baron
Studimi: Pandemia çoi në obezitet 10 mijë ushtarë amerikanë
Gjatë pandemisë së Covid-19, shkalla e obezitetit në ushtrinë amerikane u rrit gati në 25%. Rreth 10 000 ushtarë aktivë në detyrë zhvilluan obezitet midis shkurtit 2019 dhe qershorit 2021, raporton Associated Press. Rritje e obezitetit u pa edhe në Marinën Amerikane.
Vetoja e talebanëve ndaj heroinës hap rrugën për opioidet sintetike, shumë më kërcënuese për shëndetin
Tregu i heroinës në Evropë mund të ndryshojë shumë shpejt, pasi lënda narkotike mund të zëvendësohet me një alternativë tjetër akoma më kërcënuese për shëndetin. Pothuajse e gjithë heroina e konsumuar në Evropë vjen nga Afganistani.
Dekomisionimi i sitit bërthamor të Cumbrias. Zhytësit hyjnë për herë të parë pas 65 vjetësh
Zhytës të Korporatës së Ndërtimeve Nënujore, një kompani e specializuar amerikane për kërkime në pishina bërthamore, kanë hyrë për herë të parë që nga viti 1958 në pishinën e Sellafield në Cumbria, bregu veriperëndimor i Anglisë.
Pagesë 7 miliardë $ taksë "pasurie dhe dhuratash"
Një miliarder i panjohur rezulton mes të dhënave të Thesarit në SHBA. Mes raporteve të përditshme për transaksionet financiare, më 28 shkurt 2023, drejtori i asociuar i analizës së buxhetit në Penn Wharton Model Budget, John Ricco, gjeti diçka intriguese: qeverisë i është paguar një taksë për "pasuri dhe dhurata" në shumën prej 7 miliardë dollarësh.
Kjo është deri tani taksa më e madhe e pasurive dhe dhuratave që nga viti 2005.
"Dukesha e Shëmtuar" e Quinten Massys mund të mos ketë subjekt një femër
“Një grua në moshë”, piktura e artistit flamand Quinten Massys, është në qendër të vëmendjes së studiuesve të artit më shumë se pesë shekuj pasi u pikturua. E ekspozuar në Galerinë Kombëtare në Londër, piktura e vitit 1513 paraqet një grua të moshuar. Në katalogun e ekspozitës, vera e shekullit të 16-të përshkruhet si sfiduese e standardeve tradicionale të bukurisë. Personazhi është një grua me sytë të futur në gropë, hundë të mprehtë e të madhe, lëkurë të ashpër, një nishan me qime, ballë të fryrë dhe mjekër të theksuar katrore.
Muzeu “Guggenheim” në Abu Dhabi, inaugurohet më 2025
Muzeu “Guggenheim” në Abu Dhabi pritet të hapet në vitin 2025, ndonëse ka nisur ndërtimin në vitin 2011.
Një bashkëpunim mes fondacionit “Guggenheim” dhe ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Emiratet e Bashkuara Arabe, projekti përfaqëson një ndërhyrje modernizuese në arkitekturë me ambicien për ta shndërruar Abu Dhabin në qendër rajonale të artit.
Zbulohet “ikona e re” e Tiranës
Një kompani portugeze me seli në Porto, Ooda, njofton se ka fituar konkursin ndërkombëtar për projektin dhe ndërtimin e godinës qendrore të re të Tv Klan. Sipas projektit të paraqitur në faqen e vet online, ai paraqitet në volum cilindrik të çrregullt që imiton mbivendosjen e pelikulave të filmit. Materiali i përdorur në fasadë do të jetë xham, me mjedise të brendshme me hapësirë dhe larg rregullimit funksional tradicional: korridor, zyra, studio.
Foto/Mësim anatomie në Spanjë
Një mësuese në Spanjë, Verónica Duque, ka menduar ta ilustrojë anatominë njerëzore përmes një kostumi të veshur në trup, me organet ilustruese që përkojnë me pjesët reale të tyre në trup. Një gjetje që e shndërron mësimin në ekzibicionizëm të pastër dhe një zgjedhje joshumë konvencionale, megjithë fuqinë shpërthyese pedagogjike.