Dekomisionimi i sitit bërthamor të Cumbrias. Zhytësit hyjnë për herë të parë pas 65 vjetësh

Postuar në 31 Mars, 2023 15:39

Zhytës të Korporatës së Ndërtimeve Nënujore, një kompani e specializuar amerikane për kërkime në pishina bërthamore, kanë hyrë për herë të parë që nga viti 1958 në pishinën e Sellafield në Cumbria, bregu veriperëndimor i Anglisë. Pishina u ndërtua në vitet ’40 të shekullit të 20-të për përdorimin e baterive Ëindscale, që konsiderohen si reaktorët e parë bërthamorë në botë.

Siti doli nga përdorimi në vitin 1960 dhe tani po pastrohet në kuadër të një programi më të gjerë të dekomisionimit. Për procese të caktuara janë përdorur edhe robotë, por zhytësit që kanë hyrë tani, po pastrojnë pellgun në funksion të një pastrimi gjeneral të sitit, si mënyrë menaxhimi me trashëgiminë bërthamore dhe krijimin e një mjedisi të sigurtë për të ardhmen.

Programi i dekomisionimit raportohet se kushton 212 milionë stërlina dhe do të përfundojë në vitin 2039.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.