Blloku Alternative
Për dashurinë dhe drogëra të tjera
Nuk është e madhe distance mes kohës kur njerëzit mësuan të shkruajnë me kohën kur nisën të shkruajnë për dashurinë. Poezia më e vjetër e dashurisë i takon shekullit XXI para Krishtit. Që atëherë, ata që kanë marrë përsipër të shkruajnë për dashurinë, e kanë përshkruar pothuajse njësoj: të bukur, por njëkohësisht të dhimbshme dhe të vështirë për t’u shkëputur prej saj.
Por a mund ta krahasojmë dashurinë me një lloj droge?
Si i ndihmoi Amerika Kmerët e Kuq në luftën kundër Vietnamit
Kmerët e kuq u formuan nga një klikë studentësh marksistë të shkolluar në Paris në vitet ’50-’60. Ata adoptuan një ideologji unike ekstreme, që bën bashkë nacionalizmin e zjarrtë Kmer me komunizmin e stilit maoist, i cili e vë theksin te fshatarësia rurale dhe jo te një klasë punëtore e urbanizuar. Fillimisht, ata patën thjesht mbështetjen e kufizuar të Kamboxhias.
Bellydance, mes rrëshqitjes drejt striptizës dhe përpjekjeve për ta çuar në UNESCO
Egjiptianja Amie Sultan, kërcimtare bellydance, ka ndërmarrë një nismë për ta bërë këtë lloj arti e saj pjesë të listës së trashëgimisë kulturore së UNESCO-s. Shfaqjet e orëve të vona në klubet buzë Nilit janë gjithnjë e më të kërkuara, ndërsa turistët kanë nisur të rikthehen në Egjipt. Ata vijnë nga të gjitha vendet e botës, por në mënyrë të veçantë të pasionuar pas shfaqjeve bellydance janë turistët nga bota arabe.
Festat diskrete që ndryshuan Lubjanën dhe gjithë Jugosllavinë
Në vitin 1984, K4 Club ishte një vend që nuk binte në sy, në një nga rrugët e betonizuara të Lubjanës. Por ndërsa lokali dukej i padëmshëm nëse e shihje nga rruga, muret e brendshme ishin plot me postera homoerotikë: burra që bënin seks oral, me veshje fetish dhe me mustaqe të stilit "Tom-of-Finland". Nëse ndiqje muzikën elektronike që kumbonte nga muret - vonë të shtunave në mbrëmje - do të gjendeshe në mes të festës famëkeqe Magnus Gay dhe një turmë homoseksualësh që kërcenin: disa me eufori, disa me hezitim.
Historia e ngatërruar e kalendarit modern
Edhe pse ka për qëllim të vërë rend në jetën tonë, kalendari modern perëndimor ka një histori të çrregullt. Ngatërresa, pjesërisht, vjen për shkak të vështirësisë së bashkërendimit të orbitave të trupave qiellorë me ciklet e ditës dhe të natës dhe kalimin e stinëve. Viti i matur me rrotullimin e Tokës rreth Diellit është afërsisht 365.2422 ditë. Por edhe Hëna nuk i ka ditët e plota. Në harkun kohor të një viti, ka rreth 12.3683 muaj hënorë. Shoqëritë tradicionalisht janë përpjekur të sigurohen që të njëjtat stinë të koordinohen me të njëjtët muaj.
Si do t’i priste feja alienët?
Si do të reagonin komunitete të ndryshme fetare përpara zbulimit të jetës aliene? NASA e ka parashikuar një gjë të tillë, përmes një programi të quajtur “Ndikimet shoqërore të astrobiologjisë”. Një grup në të cilin u mblodhën 24 teologë në Qendrën për Kërkim Teologjik në Princeton analizoi një skenar të tillë në vitin 2016.
Si do ta ndryshonte një zbulim i tillë perceptimin e njerëzve për Zotin? Si do të ndikonte p.sh. në historinë biblike të krijimit? A do të duhej që fetë të ndryshojnë doktrinën e tyre?
ADN-ja e britanikëve, vetëm 0.001% autoktonë
Vetëm një në njëmijë britanikë e ka origjinën nga fiset vendase që kanë jetuar në ishull 11 mijë vjet më parë. Pjesa tjetër rrjedhin kryesisht nga bujqit e hershëm evropianë që mendohet se mbërritën në Ishujt Britanikë rreth 6000 vjet më parë, të cilët nga ana e tyre rrjedhin nga bujqit e Anadollit. Në hapësirën e disa qindra viteve, këta fermerë të hershëm evropianë zëvendësuan më shumë se 99 për qind të popullsisë vendase britanike.
Pasanikë dhe të mjerë
Nëse do të merrja nga një dollar çdo herë që e kam dëgjuar të përmendet togfjalëshi "probleme të botës së parë", llogaria ime bankare do të ishte sot si ajo e klientëve të mi. Jam psikoterapist dhe specializimi im janë individët me vlerë neto ultra të lartë. Punën me miliarderët e nisa rastësisht. Kisha një klient të pasur, i cili ua sugjeroi emrin tim të njohurve të tij. Ata njihen ndryshe si 1%-shi dhe kjo për një arsye: nuk ka aq shumë të tillë dhe për këtë arsye rrethi është i ngushtë.
Përgjatë viteve jam bërë më i ndjeshëm karshi atyre që kanë shumë.
Në kampin sovjetik përballë Gjermanisë naziste, historia e djalit të Mao Ce Dunit
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fëmijët e liderëve sovjetikë shpesh merrnin pjesë në luftime së bashku me ushtarët e zakonshëm: mes tyre ishte djali i Stalinit, i cili u kap rob nga gjermanët (dhe vdiq në robëri), komandanti i baterive të artilerisë Yakob Dzhugashvili; më pas edhe djali i Hruschev - piloti Leonid Khruschev, i cili vdiq gjatë luftimeve në 1943.
Shkenca konfirmon Drakulën
Një ekip studiuesish kanë zbuluar prova të reja se gjaku i të rinjve mund të jetë sekreti për të mos u plakur.