Muzeu “Guggenheim” në Abu Dhabi, inaugurohet më 2025
Muzeu “Guggenheim” në Abu Dhabi pritet të hapet në vitin 2025, ndonëse ka nisur ndërtimin në vitin 2011.
Një bashkëpunim mes fondacionit “Guggenheim” dhe ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në Emiratet e Bashkuara Arabe, projekti përfaqëson një ndërhyrje modernizuese në arkitekturë me ambicien për ta shndërruar Abu Dhabin në qendër rajonale të artit.
Muzeu është projektuar nga Frank Gehry dhe ai synon të luajë një rol qytetarizues me promovimin e artit bashkëkohor në një mjedis aq të komercializuar si Emiratet,mpor që sërish gjallon në një kontekst arab. Për këtë arsye projektusit kanë huazuar shumë edhe nga trashëgimia arkitektonike arabe, apo e Lindjes së Mesme, duke ndërthurur atë me aspekte funksionale moderne apo perëndimore. Loja e ngjyrave është po ashtu e lidhur me mjedisin tipik të zonës.
Godina është provokuese në përshfaqjen e vet dhe ofron një thyerje interesante në peizazhin urban të Abu Dhabit që mëton përherë të ketë diçka maksimaliste.
Add new comment