Prifti katolik
Tronditet sërish Kisha Katolike. Rrëfimi i priftit: Jam homoseksual dhe i lumtur (Foto)
Skandalet seksuale që përndjekin kishën katolike duket se nuk kanë fund. Deklarata e klerikut polak dhe teologut Krzysztof Charamsa se ai është një homoseksual dhe prift i lumtur kanë trazuar sërish ujërat në Selinë e Shenjtë.
Charamsa është anëtar i Komisionit për Doktrinën e Fesë, sekretari i dytë i Komisionit Ndërkombëtar Teologjik të Kishës Katolike Romake dhe profesor në Universitetin katolik Gregoriana. Të vërtetën e tij ai vendosi ta zbulojë në një intervistë për gazetën “Corriere Della Sera”.