Fatos klosi

Sondazhet, një arsye pse SHBA po hesht për krizën në Tiranë dhe pse skenari rus nuk po funksionon

Postuar në 12 Mars, 2019 17:03

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar Fatos Klosi mendon se pa protestave të PD-së nuk qëndron Rusia. Në nëj intervistë për gazetën shqiptarja.com ai ndër të tjera tha:

Një ditë më parë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e treti kështu pyetjen për ndëryrjet e rusëve gjatë një interviste për Channel One:

Zelli prej militanti i një profesor doktori

Postuar në 14 Janar, 2017 15:46

Doni një model të zyrtarit që në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë pjesë e shtetit? Ky është Fatos Klosi. Ka kaluar 15 vjet qëkurse politika e kohës e dëboi nga detyra e Shefit të Shërbimit Informativ dhe sërish në këtë tagër, me këto kredenciale, Fatos Klosi jep intervista me autoritetin e rremë të atij që di patjetër diçka për gjithçka.

Do hapen dosjet? Ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi nuk mungon të bëjë parapritë me legjendën e "dosjeve të zhdukura"

Postuar në 20 Nëntor, 2016 13:26

Sa herë që në Shqipëri hapetr çështja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, do të shfaqet Fatos Klosi. Përherë me terma relativizues, gati nihilistë për rëndësinë e hapjes së dosjev, ish-kreu i Shërbimit Informativ e ka kryefjalë të prononcimeve të veta se “dosjet janë zhdukur”, ose “asgjë nuk do të ndodhë”. Nuk mund të mungonte as kësaj radhe, kur me një prononcim për gazetën “Sot”, Klosi, që ka fituar një si lloj ndjesie prej menaxheri për sekretet e shtetit, ka dalë e ka përsëritur të njëjtën gjë:

Fatos Klosi “merret në pyetje” publikisht

Postuar në 09 Gusht, 2016 12:19

Një akuzë publike ndaj ish-shefit të ShIK-ut, Fatos Klosi. Jo akuzë politike, por konkrete, bazuar mbi njohuritë operative që Izet Haxhia,mish-truproja e Sali Berishës pretendon se ka për Klosin. Të përfshirë në një debat mbi të shkuarën, Klosi dhe Haxhia kanë hapur disa letra, që janë interes pubik. Cilidoqoftë statusi i Haxhisë në këtë rast, akuzat e tij ngrenë dyshime mbi disa momente të karrierës së Klosit, që nuk mungon sa herë të shfaqet si ekspert i shërbimeve inteligjente etj.. Statusi në Facebook i Haxhiajt është në fakt një marrje në pyetje:

“Çështjen e Remzi Hoxhës ma ka ngritur Adem Demaçi. Fatos Klosi agjent i dy shërbimeve të huaja. Pse nuk hetoi?”

Postuar në 05 Nëntor, 2015 14:59

Sali Berisha është përgjigjur sot në  Parlament për akuzat dhe insinuatat që i bëhen për çështjen e Remzi Hoxhës. Deputeti Erjon Braçe ka kërkuar publikisht që Sali Berisha të thotë ku janë eshtrat e Hoxhës, i cili është torturuar nga SHIK-u i Gazidedes dhe mendohet se ka vdekur gjatë torturave. Por ish-presidenti dhe osh-kryeministri Sali Berisha ka replikuar duke cilësuar se këto akuza aktivizohen sa herë ka zgjedhje dhe se autorë të likujdimit të Remzi Hoxhës janë ata që sot akuzojnë. “Për herë të parë çështjen e tij ma ka ngritur Adem Demaçi. Unë nuk e njihja dhe nuk e kam dëgjuar.

"Të drejtosh shtetin në efektin e drogës, të kthjellon idetë", thotë Fatos Klosi

Postuar në 02 Gusht, 2015 22:27

Për disa ka lënë nam, për disa të tjerë ka thënë një të vërtetë të natyrshme ish-kreu i Shërbimit Sekret shqiptar, Fatos Klosi. Ai në gazetën "Sot" thotë se deputetë dhe politikanë shqiptarë e kanë drogën si gotën e rakisë. “Të thuash sot se një ministër apo deputet pi drogë, është si të thuash piu një gotë raki. Përdorimi i drogës është problem personal. Është zgjedhje personale. Dhe asnjë nuk mund të kritikohet për këtë. Por, ky propozim është bërë për të ngritur tymnajë, për të baltosur njëri-tjetrin. Ky propozim do të përdoret si shantazh.

Subscribe to RSS - Fatos klosi