"Të drejtosh shtetin në efektin e drogës, të kthjellon idetë", thotë Fatos Klosi

Postuar në 02 Gusht, 2015 22:27

Për disa ka lënë nam, për disa të tjerë ka thënë një të vërtetë të natyrshme ish-kreu i Shërbimit Sekret shqiptar, Fatos Klosi. Ai në gazetën "Sot" thotë se deputetë dhe politikanë shqiptarë e kanë drogën si gotën e rakisë. “Të thuash sot se një ministër apo deputet pi drogë, është si të thuash piu një gotë raki. Përdorimi i drogës është problem personal. Është zgjedhje personale. Dhe asnjë nuk mund të kritikohet për këtë. Por, ky propozim është bërë për të ngritur tymnajë, për të baltosur njëri-tjetrin. Ky propozim do të përdoret si shantazh. Politikanët do t’i bëjnë shantazh njëri-tjetrit. Nëse ky propozim miratohet, pasojat mund të jetë ndryshme. Nuk parashikohen pasojat”, thotë Klosi. I cili ndërkohë ka një mendim mjaft pozitiv për përdorimin e drogës, edhe pse nuk e specifikon se cilën do preferonte. “Edhe indigjenët e Amerikës e përdorin drogën për t’u qetësuar në raste situatash tensionuese. Droga qartëson idetë, mendimet dhe ndikon në rritjen e produktivitetit në punë e kudo”, thotë Fatos Klosi.
Tani, një pyetje për ish-shefin e spiunazhit tonë: të ngasësh makinën nën efektin e alkoolit, dënohesh me burg. Po të ngasësh shtetin në efektin e drogës, çfarë ndodh?
a.j

Comments

Submitted by i (not verified) on

O klosi... po policia i areston te rinjte me nje gram droge dhe po nuk dhane nja 5 mij euro nuk dalin dot ne rregull. Po keto politikabet pse qenkan me mire se keta te rinjte?
Kjo qe thua ti do vlente nqs droga do ishte e ligjshme. Ne castin qe eshte e jashtligjshme politikani jone po shkel ligjin, prandaj lerinketo perralla

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.